Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp bashkë me drejtorin e “Turkish Airlines”, Ilker Ayci ku folën për një linjë të re ajrore shqiptare.
Ndërkohë, gazetarët në fund të deklaratave në konferencë, artikuluan pyetje lidhur me situatën politike dhe konkretisht vendimin e opozitës për mospjesmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit.
““Juve keni të drejtën tuaj të mos i shmangeni pyetjeve politike, por këtu duam të flasim për qiellin që duam të arrijmë.
Nuk mund të zbresim nëntokë e të flasim për problemet e nëntokës,” nënvizoi Rama.
Shefi i qeverisë zgjodhi për të folur për ekonominë dhe të anashkalojë aktualitetin politik.