Xhafaj: Nuk tolerojmë dhunën më 13 maj. Policia garanton 18 qershorin

8 Maj 2017, 23:14Politika TEMA
Xhafaj: Nuk tolerojmë dhunën më 13 maj. Policia garanton 18

Në Top Story, Fatmir Xhafaj tha se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë dhunën në protestën e 13 majit të opozitës.

Ai deklaroi se do të respektohet e drejta për të protestuar paqësisht, por shtoi se në rast dhune, Policia do të reagoi fort.

“Po e ndjekim me vëmendje protestën e 13 majit, ashtu si edhe deklaratat e drejtuesve të PD, të një pjese të vogël që janë shqetësuese dhe që nxisin dhunën dhe përplasjen, destabilizim. Nga ana tjetër kemi dëgjuar deklarimin e zotit Basha që protesta do të jetë paqësore. Uroj që të jetë e titllë. Nëse do të ketë akte dhune policia do të reagojë ashpër. Policia do të ndërhyjë fort nëse protesta e thërritur si paqësore do të përdoret për të destabilizuar vendin”, tha ai.

Lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit, Xhafaj tha se Policia e Shtetit ka kapacitetet për t’i garantuar ato.

“Nuk ka asnjë skenar që nuk përballohet nga Policia e Shtetit. Policia ka gjithë kapacitetet e nevojshme, gjithë përgjegjësitë që të garantojë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në Shqipëri”, u shpreh ai.

2 komente në “Xhafaj: Nuk tolerojmë dhunën më 13 maj. Policia garanton 18 qershorin”

  1. Timi says:

    Bravo! Keshtu duhet. Duhet tu tregoni vendin atyre qe do te perpiqen te destabilizojne Shqiperine. Te paguarve nga Athina e Beogradi e me tej. Atyre qe me dhune duan te bejne nje tjeter grusht shteti alla 1998. Ju mbeshtesim fort per te ruajtur qetesine e qytetareve ne Shqiperi dhe atyre qe kane vendosur te vizitojne memedheun per pushimet e Veres. Stabiliteti i vendit sjell mireqenie dhe perfitime per te gjithe bizneset shqiptare, sidomos gjate Veres kur turistet europiane kane planifikuar te vizitojne vendin tone. Forca policia! Jemi krekare per ju!

  2. Aseni says:

    Leri deklaratat or minister, e bej punen qe shqiptaret te ndihen te qete. Politika eshte kthyer ne problemin e madh te ketij vendi. Po vjen periudha e plazhit dhe turizmi do qetesi e siguri. Vjet erdhen vertet shume turist por kjo ndodhi nga qe ne turqi plasen sherret. Nese plas edhe ketu, ata ikin dhe nuk kthehen me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje