Gërmimet e TAP nxjerrin në sipërfaqe diçka të veçantë, një varr prehistorik...!

9 Maj 2017, 18:41Kulturë TEMA

Një varrezë që mendohet të jetë e periudhës prehistorike, është zbuluar gjatë punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në fshatin Turan të Korçës.

Gjatë gërmimeve kanë dalë në sipërfaqe 6 skelete njerëzore, që sipas arkeologëve datojnë 2600 vjet para erës sonë.

Skeletet jane gjetur në thellësi të vogël nga toka, ndërsa konturet e varreve rezultuan të dëmtuara, si duket nga punimet e fermerëve të zonës.

Ekspertët kanë nisur studimin paraprak të materialit arkeologjik, teksa shtojnë se ka të dhëna që të lënë të besosh se bëhet fjalë për një varrezë të përmasave të mëdha.
Arkeologët thonë se do të nisin kërkimet edhe për mbetje të tjera arkeologjike, si enë, vegla pune dhe zbukurime.

Pas zbulimit të varrezës, kompania ka ndërprerë punimet, në pritje të ekspertëve të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

3 komente në “Gërmimet e TAP nxjerrin në sipërfaqe diçka të veçantë, një varr prehistorik…!”

  1. ABC says:

    Dergoni Neritan Ceken se ja u gjen ai bleresit.

  2. Labeati says:

    As grek as turk as serb mos leni t afrohen. Bani test ADN dhe tu mbyllim grekqimve serboskllavebe dhe turkomuterve gojen. Rroft shqipnia natyrale.

  3. Pellazgian says:

    Emigrant shqiptare qe shkonin ne greqi ne 90 ten. Hahahaaaaa.
    Kane ngaterruar vitet nga 26 e bene 2600. Pune zeroah. Gje qe rregullohet nga bashkia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje