VIDEO/ Pamje shqetësuese: Luani sulmon zbutësin gjatë shfaqjes së cirkut

9 Maj 2017, 07:54Sociale TEMA

Ky është momenti tronditës kur një luan sulmoi zbutësin gjatë një shfaqje cirku, ndërsa në sallë gjendeshin fëmijë me familjet e tyre.

Pamjet e publikuara në Facebook, tregojnë zbutësin teksa sulmohet nga luani, i cili e ka kafshuar në grykë.

Incidenti ndodhi gjatë shfaqjes në Doullens, në very të Francës, ndërsa zbutësi ka marrë plagë serioze dhe gjendet në spital.

Video tregon momentin e sulmit, fëmijët që bërtasin të tmerruar dhe personeli i cirkut, teksa lëshon tym në arenë për të shpërqëndruar luanin, në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë zbutësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje