Mbyllet gjysmëfinalja Juventus-Monako, me rezultatin 2-1. Të gjitha golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

9 Maj 2017, 22:16Sociale TEMA

Juventus-Monaco është sfida e kthimit e gjysmëfinaleve “Uefa Champions League”, që do të luhet në “Juventus Stadium”.

Bardhezinjtë janë më favorit për të kaluar në finalen e “Cardiffit”, pasi kanë arritur që të fitojnë në takimin e parë me rezultatin 2-0.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO, rastet më të mira të kësaj ndeshje./Pergatit Fatjon Baze/

Foramcionet zyrtare.

Juventus: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Alves, Pjanić, Khedira, Sandro; Dybala, Mandžukić; Higuain

Monaco: Subasic, Dirar, Raggi, Glik, Jemerson, Sidibe, Moutinho, Bernardo Silva, Bakayoko, Mbappe, Falcao

Juventusi kualifikohet për në finale. Shpërthejnë në festë lojtarët dhe tifozat bardhezi

GOL! Vjen goli për Monakon që shkurton rezultatin me anë të Mbappe që më në fund gjen rrugën e rrjetës

Minuta 67′, Mbappe pranë golit të parë për Monakon, por i pafat pasi ndalet mrekullisht nga Buffon

GOL! Juventusi dyfishon rezultatin me anë të, Dani Alvesh, që ka realizuar një gol spektakolar nga distanca. I mrekullueshëm braziliani

GOL! Vjen më në fund avantazhi i Juventusit që kalon në epërsi me anë të Mandzukic që godet sakt me kokë për të mposhtur ekipin e Monakos

Minuta 27′, Tjetër rast i vendasve për të shënuar me Pjanic, por ndalet mrekullisht nga ana e Subasic

Minuta 25′, Një tjetër rast i artë për bardhezinjtë me Mandzukic që sërish i vetëm përballë portierit ndalet nga ky i fundit

Minuta 22′, Higuain humbet një rast të artë për të kaluar në avantazh Juventusin, ku i vetëm përballë portierit nuk arriti dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës

Kalojnë 20-minutat e para të ndeshjes ku të dyja ekipet e kanë përqëndruar lojën më shumti në mesin e fushës

Minuta 4′, Monako krijon rastin e parë të rrezikshëm me Mbappe që godet sakt brenda zonës, por topi ndalet në shtyllë, megjithse më pas arbitri akordoi pozicion jashtë loje

Nis gjysmëfinalja e kthimit me topin e nisur nga qendra nga ana e skuadrës së Monakos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje