Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka komentuar situatën politike, ku ka përjashtuar të gjitha mundësitë që opozita të hyjë në zgjedhje më 18 qershor, datën e dekretuar, siç tha ajo.
“Ç’mund t’ju them tani që ka filluar printimi i fletëve të votimit, afati për ta ka skaduar që më 8 Maj, kohë që iu kishte lënë kryeministri”, ka deklaruar Gjylameti, e ftuar në studion e lajmeve në News 24 .
Duke deklaruar se tryeza e negociatave nuk duhet përdorur për të ndarë pushtetin, deputetja Gjylameti tha se koha për opozitën ka mbaruar tashmë.
Lidhur me një marrëveshje paszgjedhore për një koalicion me LSI-në, Gjylameti u përgjigj se ky vendim i takon kryesisë së Partisë Socialiste.
“Është diskutim për tu bërë, do vendoset. Me LSI jemi në një partneritet strategjik, nuk ka qënë për çështje pushteti. Kjo gjë do diskutohet në kryesinë e partisë”, shtoi deputetja socialiste.