Ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku tha sot se ai nuk e ka fyer presidentin Nishani. “I kam thënë komunist, edhe ça? Ça fyerje është kjo. Unë kam patur komunistë në fisin tim”, tha Kopliku.
“E keqja është që presidenti antikomunist të gjykojë mentalitet komunist, me biografi”, tha Kopliku.
Presidenti Bujar Nishani ka paditur në gjykatë ish-zv.kryeministrin Bashkim Kopliku për një shkrim ku kreu i shtetit mes të tjerash quhet “komunist”.
Paditësit thane sot ne gjyq se kërkojnë përgënjeshtrim te materialit te cilin e quajtën disinformues.
“Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”.
Shkrimi është botuar nga gazeta Bulevard Durrës, që më 21.02.2017. Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë president a politikan, që nga viti 1991 e deri sot”, u shpreh me pare Kopliku.
Shkrimi i Koplikut për Nishanin, që e çoi në gjyq
Zonja Edith Haxhi, ish-zëvëndësministrja e jashtme e Sali Berishës, ajo që u pat bërë e njohur si qeveritarja shqiptare që kishte bërë “studime” ku shante e denigronte rëndë miqtë e shqiptarëve, amerikanët, sapo tha në televizionin ABC, datë 20.02.2017, rreth orës 18:45, pasaktësinë tjetër të radhës: Presidenti aktual Nishani, pavarësisht se ai personalisht mund dhe të ketë qenë enverist i thekur, por ai qenkësh bir i një familje tejet antikomuniste, të persekutuar e të shpronësuar skajshëm nga regjimi komunist…
Është detyrë patriotike, qytetare, demokratike e morale, që po qe se ajo zonja vërtetë gënjeu, mos ta lënë pa përgjigje shqiptarët, sidomos durrsakët që e kanë njohur këtë presidentin aktual që kur lindi dhe që kur ishte adoleshent, si dhe familjen e tij që në vitet e para pas luftës së dytë botërore?! Nuk duhet të bëhen shqiptarët e ndershëm, bashkëfajtorë me falsifikimet e historisë, duke heshtur, kur hidhet në publik gënjeshtra kaq të paskrupullta?!
Nuk ka rëndësi të madhe se përse pati guximin, apo mbase injorancën e mendjelehtësinë, zonja që foli; ka shumë rëndësi që të demaskohen po publikisht ato që tha ajo, duke thënë të vërtetat. Vetë Nishani, ky që sot mban postin e presidentit, do të duhej të hapte publikisht dosjen e familjes së tij, para se të kërkojë hapjen e dosjeve të të tjerëve.
Nuk duhet të lejohet që ai, presidenti aktual, të dalë me familje të persekutuar nga komunizmi, ndërkohë që faktet janë të kundërta, e të njohura gjerësisht: tregohen, që prej dhjetëra vitesh (unë personalisht i kam dëgjuar nga ju lexues, që nga viti 1970) bëmat në mbështetje të shtypjes komuniste të popullit, të kryera nga etërit e kësaj familjeje superkomuniste. Apo i keni shpifur kësaj “familjeje të gjorë”! Shkruani si është e vërteta.
O Bashkim!
Nuk ke fyer kete derdimen,por ke fyer mijra komuniste te ndershem,qe e kane fituar buken e gojes me djerse e jo me krime e vjedhje!
Nishani kurre nuk ka qene komunist,mbase spiun i UDB-se po,ndersa pas 90-tes ka luftuar kunder Shqiperise ne mbeshtetje te fashistit Sali Berisha!
Nishani eshte presidenti me i mallkuar ne Shqiperi mbas titistit Berisha!
Ne respekt te z. Peza, po marr nje pjese nga Parashtrimi im ne gjykate, qe te kuptohet se nuk kam fyer asnje komunist. Kush do mund te me dergoje nje email ne qe t’i dergoj te gjithe qendrimin time ne gjykate. Ja pjese nga materiali qe kam lexuar ne seance:
Në këtë pikë, do të vërtetoj se kërkesëpadia nuk qëndron fare as juridikisht e as moralisht, sepse:
-Nga ana formale juridike, nuk ka asnjë frazë në Kushtetutën tonë, apo në ligjet tona, që denigron ndonjë person, mbi bazën se çfarë kanë qenë etërit e familjes së tij, apo çfarë kanë bërë ata. Njerëzit përgjigjen për bëmat e tyre personalisht, e jo të të afërmve të tyre, të etërve të familjeve të tyre. […]
të gjitha këto pretendime të paditësit, janë në vetvete antikushtetues, dhe kundër frymës demokratike të përqafuar nga Shqipëria, pas rënies së komunizmit, sepse paditësi duke u ndjerë i fyer nga këto fjalë etj. etj., po prezumon se qenkësh një e metë, apo qenkësh një e keqe të kesh një familje me prejardhje komuniste e të tjera të tilla. Nuk është fare kështu, sepse në shtetin tonë demokratik, askush nuk ka përse ndjehet “i denigruar, apo i trajtuar në mënyrë jo etike” etj., nëse rezulton se etërit e familjes së tij kanë qenë “superkomunistë”, apo “kanë shtypur njerëzit në emër të ideve komuniste” etj. Vetëm në komunizëm, në kohën e luftës së klasave, njerëzit denigroheshin, privoheshin nga të drejtat e tyre, mbi bazën e biografisë së etërve të familjeve, bile një kohë u pat kërkuar të shihej biografia “deri në shtatë brez”.
Bashkim Kopliku!
Degjo nje keshille,lum miku!
Mos humb kohe me manekinin Nishani.Merru me ate qe i ngref zemberekun dhe e ka varur ne zyren e presientit te republikes.Ai ka vetem nje emer e disa ditelindje.Salih B…sha.
O Bashkim ti nji llafazan qe e ke sperdredhur sipas inetresave te ndyra te ngushta qe ti ke pasur.U bere nga partia e Punes inxhinjere ne dege te privilegjuara,pastaj u bere kryeinxhinjere uzine ne mes te Durresit, kur shoket e tuaj shkuan e punuan ne te kater anet e Shqiperise me gjithe familje e nuk u krekosen si ty. Sot qe je nji rrol 75 vjec me hipokrizi e pa pike turpi thuan qe duhet te behesha mesues ne unuversitet.Ku pyesje ti atehere njeri mor servil klasik qe u peruleshe e behej ure para sekretareve te partise e me dinakri more poste te rendesishme.Nuk je i besueshem ,je i pasinqerte,e tregove veten edhe kur te bene ty minister sa per pa aftesi te shkarkuan me turp