FOTOT/ Dalin pamjet e para të autobusit të fushatës së PS, që do udhëtojë në çdo qytet

10 Maj 2017, 10:12Politika TEMA
FOTOT/ Dalin pamjet e para të autobusit të fushatës së PS,

Ditën e djeshme nga Pallati i Sportit në Durrës Partia Socialiste mblodhi Kongresin duke çelur kështu zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.

Gjatë aktivitetit maratonë, u prezantua edhe programi i PS-së si dhe kandidatët për çdo qark, duke i dhënë kështu fushatës të gjithë elementët që duhet të ketë.

Mirëpo, përpos kësaj, sot kanë dalë edhe pamjet e autobuzit që PS do të përdorë mesa duket për të zhvilluar një tur në të gjithë vendin.

Një taktikë kjo e përdorur edhe në fushatën e 2013-ës nga PS e cila rezultoi fituese me një rezultat prej 1 milion votash.

Këtë herë, ndryshe nga 2013-a, autobuzi i PS i veshur me ngjyrën karakteristike tanimë, ka sloganin “PËR SHQIPËRINË QË DUAM, SHTET-PUNË-MIRËQENIE”.

1 komente në “FOTOT/ Dalin pamjet e para të autobusit të fushatës së PS, që do udhëtojë në çdo qytet”

  1. ATDHEU says:

    Suksese per nje Shqiperi tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje