Gazetari Myftaraj, ligji parashikon deri në 3 vjet burg. Bëri thirrje: Çdo shqiptar mund ta vrasë Vlahutin

10 Maj 2017, 09:10Politika TEMA

Gazetari Kastriot Myftaraj është shoqëruar mbrëmjen e kaluar nga njësia antiterror në komisariatin Nr.1 në kryeqytet pas një shkrimi kundër ambasadores së BE­së në Tiranë Romana Vlahutin.

Ndërkohë burime konfidenciale bëjnë me dije për “BW” se Myftaraj është arrestuar me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme” të parashikuar nga neni 223 i kodit penal.

Ky nen parashikon që ‘Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet’.

Mësohet se Myftaraj do qëndrojë në paraburgim deri në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ku do të vendoset nëse do të hetohet i lirë apo në burg.

Në shkrimin e publikuar dje në faqen e tij në “Facebook”, Myftaraj që njihet për shkrimet e tij konspirative shkruante se znj.Vlahutin është pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re dhe ndër të tjera thoshte se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”.

5 komente në “Gazetari Myftaraj, ligji parashikon deri në 3 vjet burg. Bëri thirrje: Çdo shqiptar mund ta vrasë Vlahutin”

  1. Shefi says:

    Ne vend qe te arrestojne Lulin per thirrje per perdorim dhune dhe prishje te rendit publik per me shume se dy muaj, arrestojne nje gazetar, i bien penxheres qe te degjoje dera-thoshte gjyshja ime dikur.

  2. Zambi says:

    nuk kam ndonje respekt per z. Myftaraj po ky ndalim ngjan me shume si lepirje bythe dhe daj te huajve per te treguar se jane servila te devotshem

  3. orient says:

    ..Perse kjo” dasi” para ligjit?..politika çirret me thirrje te tilla.

  4. Alidemsi vjeter says:

    Po per te tjeret cfare do te behet?

  5. endri says:

    Kokrra e idiotit paske qene o kok lope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje