Mbyllet gjysmëfinalja Atletiko Madrid-Real Madrid me rezultatin 2-1. Të gjitha golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

10 Maj 2017, 22:23Sociale TEMA

Atletiko Madrid-Real Madrid është sfida e kthimit e gjysmëfinaleve “Uefa Champions League”, që do të luhet në stadiumin “Vicente Calderón”.

Madrilenët janë më favorit për të kaluar në finalen e “Cardiffit”, pasi kanë arritur që të fitojnë në takimin e parë me rezultatin 3-0.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO, rastet më të mira të kësaj ndeshje./Pergatit Fatjon Baze/

Formacionet zyrtare:

Atletiko Madrid: Oblak; Gimenez, Godin, Savic, Filipe; Gabi, Saul, Koke, Carrasco; Griezmann, Torres

Real Madrid: Navas; Danilo, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Ronaldo, Benzema

Minuta 75′, Benzema pranë golit të barazimit por nuk u tregua i sakt me kokë

Minuta 65′, Një rast i artë për Atletikon për të gjetur golin e tretë më anë të Carrasco që i vetëm përballë Navas, ndalet nga ky i fundit që bën dy superpritje

Minuta 57′, Vjen rasti i parë i rrezikshëm në pjesën e dytë që është për Realin me Ronaldon që tenton në mënyrë të gabuar

GOL! Reali gjen golin e parë duke shkurtuar rezultatin me antë Iscos që konkretizoi në mënyrë perfekte një aksion spektakolar të madrilenëve. Një gol qetsie për miqtë

GOL! Spektakolare Ateltiko që rindez ndeshjen duke hapur cështjen e kulifikimit pasi shënon dhe goline dyte më anë të Greizmann që shënoi nga pika e bardhe e 11-metërshit

GOL! Atletiko arrin të gjëjë golin e avantazhit me anë të Saul që realizoi një gol të bukur me kokë. Spektakolare deri më tani derbi i madridit

Minuta 6′, Kundërpërgjigjet menjëherë Reali me anë të Casemiros që godet sakt me kokë, por ndalet nga Oblak

Minuta 5′, Dy raste të arta brenda 1-minute për Atletikon për të kaluar në avantazh, por Navas bën mrekullinë

Starton gjysmëfinalja e dytë Atletiko-Real me topin e nisur nga qendra nga ana e madrilenëve

1 komente në “Mbyllet gjysmëfinalja Atletiko Madrid-Real Madrid me rezultatin 2-1. Të gjitha golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. Illyrian says:

    Madrilenët qënkan favoritë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje