Kryetari i KQZ Denar Biba shprehet se PAA e drejtuar nga Agron Duka nuk është subjekt zgjedhor, pasi nuk ka paraqitur kandidatë për deputetë në KQZ.
Për pasojë quhet subjekt i çrregjistruar dhe për këtë arësye sipas ligjit nuk ka asnjë të drejtë të ankohet në Kolegjin Zgjedhor.
Të drejtën e ankimimit në Kolegjin zgjedhor,. Sipas kreut të KQZ e kanë vetëm ato subjekte zgjedhore që kanë paraqitur listën e kandidatëve në KQZ.
“Dëgjova për ankimin e paraqitur nga Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, me objekt: “Kundërshtimi i vendimeve të KQZ…”.
Është fakt i njohur botërisht dhe i provuar faktikisht që PAA, ndonëse ka paraqitur kërkesë në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017, në vijim ka paraqitur kërkesë për tu çregjistruar dhe nuk ka paraqitur listë kandidatësh as më herët e, as në datën 29 prill 2017, që ishte edhe afati i fundit i parashikuar nga Kodi Zgjedhor (KZ), i përllogaritur publikisht sipas formulës së përdorur më së paku që nga zgjedhjet e vitit 2009.
Automatikisht, PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor, për shkak të ligjit dhe, për pasojë, nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në Kolegjin Zgjedhor, pasi ankim kanë të drejtë të bëjnë vetëm “subjektet zgjedhore” dhe të tillë janë vetëm ata “të cilët paraqesin listë kandidatësh” (nenet 145/1 e 63/1 të KZ).
Në vijim legjislacioni përkatës:
Neni 145
E drejta e ankimit në gjykatë
1.Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë kundër vendimeve të KQZ-së, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm brenda afatit të përcaktuar në nenin 152 të këtij Kodi.
Neni 2 Përkufizime
20.“Subjekte zgjedhore” janë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidatët për kryetarë të organeve të qeverisjes vendore, të regjistruar në përputhje me këtë Kod.
PJESA IV “REGJISTRIMI I SUBJEKTEVE ZGJEDHORE”
Neni 63 Subjektet zgjedhore dhe kandidatët
1.Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod”, shkruan Biba në sqarimin e tij.
O Agron DukaI krimit,meqenese je nje qelbesire,te hash nje mut te madh tani megjithe Partine tende katunare ombjentaliste,pasi edhe trupin e ke te madh.Te ka bo Sala nenen,prandaj i thua babe.Njelloj kriminel kur mbron kriminelet.Funderrine
Me te tille gjelle,duhet dhe nje gote me shurre prane…..!
hajde parti hajde, na paska mbetur mbetur Merita Hoxha pa u bere “deputete” per Kukesin. O Zoti madh mortja qe s’ju han. Po keni lujtur mendesh o kryetare partish. O zoti Duka, a e mban mend kur te thonte Berisha, Duka i krimit dhe ti sot shkon e lepihesh me te. PO a e din ke keni kandiduar per Kukesin o zoti Duka, pyet njehere e do habitesh ç’do marresh vesh. Nje ish drejtore qe rrinte tan diten mbyllur ne zyre me çeles, per me shume kuptohen aresyet. Eshte shume shume e vertete.
U mbars Basha, dhe polli nje Duke:):):)…
O sa do i kete dhembur:)
Se ka pas me gjith men sala qe i thonte duka i krimit kshu ka bo gjith jeten dhe masanej i fut ne gji kriminelet esht per te qa e per te qesh ne te njejten kohe