Zdromsi që na i cënuan lirinë e shprehjes

11 Maj 2017, 10:10Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Një shoqatë gazetarësh ka shprehur shqetësimin se kanë arrestuar një farë Kastriot Myftaraj. U fol gjerë e gjatë me një pathos të veçantë për rikthimin e nenit 55, famëkeqit të agjitacion-propagandës, instalimit të diktaturës, cënimit të lirisë së shprehjes dhe marrina të këtilla.

Pyetja është e rëndomtë: Ta quash një zonjë “kurvë” është liri e shprehjes, e drejtë e informimit, mision gazetaresk? Të bësh thirrje si terrorist i ISIS-it që kush e heq qafe zonjën i bën shërbim atdheut është e drejtë informimi? Pastaj çfarë gazetari është ky njeri i lojtur nga fiqiri që sa herë flet dhjet? Nuk mbeti fuks, kalec, dështak pa na dalë gazetar, megjithëse në jetë të tij nuk ka kumtuar një lajm të vetëm. Na është bërë ky zanat si letër higjenike sa të vjen turp ta thuash. Në atë shoqatën që lëshoi deklaratën jam mëse i sigurtë që ka gazetarë që kanë grisur palë të tëra këpucë për të raportuar. Si nuk u vjen zor që e fusin veten në të njëjtin kallëp me këtë shëmtirë të gjirizit të shpifjes, sajesës, vëllavrasjes.

Po, mor po arrestohesh për këto gjëra që pëllet ky zog gomari! Në gjithë botën të vënë byzylykët për këto gjëra. Kush i tha këtyre që të jesh gazetar, blogger, portalist mund të këpusësh kopaçe sa ta ka ënda ose sa herë shkund kyçin e pasionit duke parë talk show politik në televizor.

Zonja Vlahutin, natyrisht mund të jetë shndërruar e padëshiruar për një pjesë e shqiptarëve, madje e urryer. Unë vetë nuk e çmoj kushedi se çë sjelljen e saj diplomatike. Patjetër që mund të mendohet se është bërë patericë e qeverisë, bën çudira, tek pret shirita inagurimi të sukseseve të qeverisë. Ka fatin e keq që bie në sy, se i ka flokët e kuqe, por më shumë përflitet se ka blerë një vilë si frëngu pulën… Mund ta ketë një listë mëkatesh çarçaf, por askush nuk ka të drejtë ta përcaktojë si e përdalë, jo më të vrasë mendjen se duhet pushkatuar. Këtu nuk ka gazetari, por krim. T’i dalësh në mbrojtje sot këtij dallkauku është të ligjërosh fyerjen deri në asht dhe vrasjen si mjete informuese.

Gjithkund ka personalitete politike, të sipërmarrjes, medias, artit që ngjallin urrejtje, por nuk arrijmë dot deri këtu. Xhanëm ky karas liqeni ka kaq vjet që shpif, fyen dhe nuk i hyn gjemb në këmbë. Nuk ka lënë njeri pa i sajuar hukubete, Fevziut, Bushatit, Bazes, politikanëve, shkrimtarëve, grave, vajzave të bukura, gjithë dynjasë. Pasoja? E botojnë, e ftojnë në studio, e quajnë historian, shkrimtar, analist. Pika që nuk na bie! Ky si ka surratin, ka menderen.

Kjo shoqata që lëshoi deklaratën si nuk bëzan kurrë, kur paçavurja sulmon koleget apo nëpër qoshe skërmitemi, sepse përcaktori “kurvë” shkon për ato që bën vaki ta bëjnë punën e gazetarit më mirë se ty.

Ajo që të tmerron në gjithë këtë histori është që për hir të urrejtjes, minj kanalesh si ky bëhen të dashur për njërin krah të politikës apo tjetrin, në varësi të konjukturës së sharjes së ndyrë. Sot, u shkon pas fijes çadristëve, ndaj edhe Ismail Kadaresë t’i kujtojmë Frontin e Nexhmies, por shumë shpejt, këtu kemi për të qenë që do i shkojë pas midesë palës tjetër dhe vemja mbijeton. Kjo lloj specie vërteton në mënyrë shterruese sa njeri i keq dhe i poshtër bëhesh në media dhe politikë, derisa shfrytëzohen këto gropa septike.

Në fund, jam i sigurtë që nuk do lërë gjë pa vjellë edhe për mua. Që do jem i Asfalisë kjo është e sigurtë. Që do e kem vrarë unë Teme Sejkon edhe kjo nuk diskutohet, por nuk do habitesha sikur të ma nxjerrë katragjyshen dashnore të Ali Pashës.

Prite Zot rrezikun!

28 komente në “Zdromsi që na i cënuan lirinë e shprehjes”

  1. Kola says:

    Bravo Demi! Fatkeqesi per pushtetin e nderuar temedias,e keto plehra e kane katandisur ne trinbuna shpifjesh e sharjesh. Akoma me re rende behej ky faj kur objekt i ketyre hijenave eshte bere nje femer qe vjen me misione ndihme. Mendosi sikur te kishin bere te njejten gje patriotet tane me zonjen e nderuar Edit Durrham? Ka ardhur koha qe republika e llapaqenerise te minohet dhe kjo s’ka pse merret si lufte kunder fjales se lire, por lufte kunder llapaqenerise qe po felliq cdo tradite e zakon shqiptar.

    1. akrepi says:

      Enkel, si person s’kam aspak simpati per ty, qendrimet qe ke mbajtur apo te tjera
      Por per kete shkrim te heq kapelen…..
      Nuk po shtoj asgje tjeter sepse i ke thene te gjitha
      Sikur te shkruaje keshtu gjithnje, s’do ishte keq, edhe pse bashkeshortja te ka lene nje nam te keq me shprehjen “Do ju varim ne maje te palmes!!!”…..
      Por kumbllat qe ha ajo ska pse te mpihen ty dhembet, normale
      Te pergezoj edhe nje here per kete shkrim
      Sikur te gjithe ne gazetaret te shkruanim keshtu solidare per te tilla raste ndaj tipave jo te ligj, por te sterrosur si puna e ketij dallkauk intelektuali gazetaresk medemek sic e mban veten Myftaraj
      Edhe ky me siguri gjyshen e ka pasur dashnore te Zogut, kurse katragjyshin kryetar te shoqates LGBT ne Europe

  2. Nora says:

    IK O PIRDHU DHE TI ,MENDJELLI!?
    KASTRIOTI ÊSHTË IDIOT,TI JE PORDHAC,BOSH!
    VLLAHUTINI ,ZONJË QË MERITON RESPEKT!??
    NORA

  3. saliu says:

    Edhe ti cam i nje soji si ky trapi je.

  4. ASTERI says:

    KELI,MOS ME THUAJ QE KASTRIOT MYFTARI NUK I NGJAN SALIUT NE KETO SHARJE QE TI ME TE DRETE I BENE AUTOPSINE E NJE IDIOTI QE NUK KA LENE NJERI PA MARE NEPER GOJE,POR MOS HARO KELI QE ATE E KA MESUAR DHE MBESHTETUR SALIU,SE KESAJ PUNE I DASHUR KELI I THONE GJEJE SHESH E BEJE PERSHESH, KETO PUNE I ZGJITH VETINGU KELI.

  5. Kosta Dhembeli says:

    Zonjë që meriton mirënjohje.

  6. kleptofagos says:

    Krahasoni stilin dhe etiken ne shkrimin e djeshem te Meros per K. Myftaraj dhe shkrimin e sotem te ketij pseudo-gazetari qe ka veshur njekohesisht mantelin e prokurorit, gjykatesit dhe xhelatit publik. Eshte e vertete qe K. Myftaraj mund te kete probleme psikologjike dhe nuk ka vlera si gazetar, eshte shume e vertete qe ai ka gabuar rende me thirrjet e tij kunder Vlahutines, por kjo nuk i jep te drejte asnje gazetari, aq me shume ketij cami “te pabese”, qe ne cilesine e gazetarit te perdori te njejtin stil dhe nivel te K. Myftarajt. Me e pakta nga kjo, del se edhe ai eshte njesoj ne planin profesional me “zdromsin” qe ka gjykuar dhe denuar, tamam si ne kohen e flete-rrufeve te diktatures…

  7. kleptofagos says:

    Krahasoni stilin dhe etiken ne shkrimin e djeshem te Meros per K. Myftaraj dhe shkrimin e sotem te ketij pseudo-gazetari qe ka veshur njekohesisht mantelin e prokurorit, gjykatesit dhe xhelatit publik. Eshte e vertete qe K. Myftaraj mund te kete probleme psikologjike dhe nuk ka vlera si gazetar, eshte shume e vertete qe ai ka gabuar rende me thirrjet e tij kunder Vlahutines, por kjo nuk i jep te drejte asnje gazetari, aq me shume ketij cami “te pabese”, qe ne cilesine e gazetarit te perdori te njejtin stil dhe nivel te K. Myftarajt. Me e pakta nga kjo, del se edhe ai eshte njesoj ne planin profesional me “zdromsin” qe ka gjykuar dhe denuar, tamam si ne kohen e flete-rrufeve te diktatures..

  8. Faik says:

    Ky fare Kaci ka nevoje per ndihme mjekesore, e nese del qe s’eshte I semure psiqik, duhet dergur ne ndonje shkolle te specializuar per te mesuar kodin e miresjelljes ne shoqeri. T’i mesohet bile pak etike, pak moral. Me ja ba me dije se ne cilin shekull jetojme dhe se jetojme ne nje shoqeri bajagi te civilizuar. Me shume fajtor jemi ne “te civilizuarit” qe I japim hapesire e e keqperdorim. Gjynaf e mejrim. Te dyja bashke.

  9. toni says:

    Lexoni librin e te nderuarit Abdi Baleta “Kendershpifografi”,per te kuptuar cili eshte ky felliqsire.

  10. GJINOJA says:

    Që Kastriot Myftaraj është njeri me fantazi të tepruar dhe me guxim budallai, që flet sikur di gjithçka me shumë saktësi, që e ka tejkaluar shumë herë kufirin që duhet t’i vejë ndërgjegjja kur flet për tjetrin e tashti për znj. Vlahutin, nuk ka asnjë dyshim dhe që për këtë duhet të marrë njëfarë ndëshkimi nuk ka përsëri asnjë dyshim, por shkrimi i Enkel Demit, për nga mënyra e të shkruarit, jo vetëm që nuk e mbron siç duhet znj. Vlahutin, por e nxjerr edhe autorin jo si gazetar që e lufton tjetrin me finesë, me argumente e me logjikë, por e tregon atë si shumë komentues ordinerë që komentet e tyre i bëjnë vetëm për të shfryrë dufin. Lexoni vetëm titullin e shkrimit, titull që nuk është shkruar shqip dhe pastaj vazhdoni me fjalët që përdor: zdromsi, dhjet, shëmtirë gjirizi, zog gomari, karas liqeni, menderen, minj kanalesh, gropa septike etj. etj.

  11. duno says:

    Ti Enkel rendit kaq shume gjera qe kokekuqia i ka bere keq pastaj te vjen keq qe dynjaja e etiketon kurve . Me sa duket duhet te plotesoje edhe nje kusht qe ta meritoje statusin e kurves . Duhet te beje thirrje per te varur ndonje tek palma e kryeministrise per te merituar nofken Romana {Mesila] PALMA ose kurva . Ik e futu ne ndonje bunker e mos shkruaj me o palle se le kokren e namit .

  12. Petro says:

    Miku i Arjan Çanit ky Kastrioti. E don Arjani se i shkon mbas avazit duke share çfar ka qef debili çani.

  13. ozzy osbern says:

    Edhe ti mor kleptofagos ,do jesh ndonje bytheqire ideal ,me siguri ne dt 13 maj do te jesh ne te dyja manifestimet, te LGBTVSHB dh mbas te cadres.

  14. Kellira says:

    Keli ke plotesisht te drejte por mos e harro “Palmën”.
    Prandaj nuk duhet te flase gjuha para mendjes.
    Por me mire vone se kurre.

  15. Era says:

    Ja ke thene,,,po kujt valle,,,kush di te lexoje,,,nuk i mendon hic ato qe i jane thene Romanes,,thjesht me vjen Turp per ç’ka ka thene ai koketul,,

  16. kombi says:

    Mjere ata qe i kap kalemi i Kastriotit, do ti beje telef ne sharje me 7 breza. Nuk i hyn gjemb ne kembe, pasi ka taborrin Berishian, Llalla erdhi shpejt dhe e nxorri te pafajshem me urdher te cubit te maleve. Vetem wetingu do te spastroje keta.

  17. Tani says:

    Po,ke shume te drejte,po si mund te penalizohen keto lloj mostrash per thirrjet antikushtetuse dhe terroriste qe bejne,se jo ky qe eshte me kartele,se ka te drejte nje kolegu juaj kur thote qe ky nuk eshte objet i drejtesise,po i psikiatrise,po si tja bejne disa plehrave te anal~itikes qe kane te njetin reagim ne shume momente dhe nuk merret njeri me ta.

  18. Liri says:

    Mjere une qe I kam blere edhe librin.

  19. Ilir says:

    Bravo Z.Demi Po si Puna ketij mostres ka me bollek be tregun e felliqur Tv-te I thencin,pasi per numer popullsie ne raport me Tv-gazeta ja kalojne Kines dhe Indise.Urojme qe keto Palo gazetare te dalin para ligjit njesoj si cdo qytetare I thjeshte

  20. Shulja says:

    Me thane se e liruan zagarin nga ndalimi disa oresh. E kjo per “paaftesi” te policise . Po prokuroria cfare ben? Kjo veper penale, mund te ndiqet e duhet te ndiqet KRYESISHT… Nderkohe Zonja e nderuar duhet me patjeter te padise per fyerje publike, e kercenim sipas kodit Penal neni nr——ku flitet per kercenimet ndaj zyrtareve ne krye te detyres. Diku pas vitit 2000 ky gojehale u denua dhe me sa kujtoj i beri nga 6 muaj “pas hekurave”.Shkrimi i z.E.Demi shume i mire .Si eshte e mundur qe paskemi nje shoqate gazetaresh qe te dale ne mbrojtje te ketij pis burri?! Duhet te kete kryetar Arian Canin e Armand Shkullakun, e takemin e tyre.

  21. lemi says:

    …me ne fund, pata edhe une kenaqesine te jem vetem nje here ne nje mendje me ENKEL DEMIN…sot mund te them qe perfaqeson denjesisht mbiermin e madh DEMI.

  22. heretiku says:

    Ke plotesisht te drejte ne gjithshka qe shkruan, per personin ne fjale si dhe per pseudo shoqatat e gazetareve. Ndoshta ke thene shume pak ne krahasim me realitetin. Kane dale te gjithe minjte nga gjirizet e shoqerise, qe per fat te keq eshte ne gjendje “coma” dhe jane bere “paladinet” e “fjales se lire”, te “te vertetave te padiskutueshme”.
    Personi ne fjale duket si vellai binjak i atij qe e quajne “kaubojsi”, ky i fundit eshte bere edhe deputet dhe “do i zgjidhe problemet shqiptareve”.
    Ne mejdanin shqiptar po behet gare se kush do te jete karikatura me e suksesshme. I thojne nje fjale “O kasolle, ku na mblodhe”.

  23. Tim says:

    Ky gazetar i dhjamosur qe vetem per gazetar nuk ngjan por vetem vlla me derrin po.Ky ben pjese ke ajo skuadrile vdekjeje qe do ta beje se zben kto rromuze per ta kthyer Shqiperine mbrapsht se per ndryshe nuk paguhet nga padronet.Kto jane felliqesirat e ketij vendi por ishalla nuk ben Vlautin thirrje per te vrare kte antishqiptare dhe vrasesin ta quajne patriot.Dita e ketyre qe formojne skuadriljen e spiunave ka mbaruar Kjo eshte nje skuadrilje qe ska as koqe as bythe qe shpejt epoka ktyre injoranteve ka mbaruar.Per kto qe ben ky qe shane evropen e ameriken me kujton kohen e Enverit qe doli kundra te gjithve dhe populli e vuajt.Prandaj mor vllai derrit mos flit as ti as padronet e tu ne emerin tone se ndryshe me kte popull do ta kesh problem.K..i Myftaraj mbylle gojen se ky popull te dhjet rracen tende te derrit spiun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje