Luis Enrike kandidat për të drejtuar Interin

11 Maj 2017, 16:07Sport TEMA

Luis Enrike është në mesin e trajnerëve që mund të drejtoj skuadrën e Interit nga edicioni i ardhshëm.

Interi ditë më parë shkarkoi trajnerin italian, Stefano Pioli, pas rezultateve të dobëta në Serie A, ku në shtatë ndeshjet e fundit skuadra ishte mposhtur pesë herë dhe kishte barazuar dy herë.

Në mesin e shumë emrave që janë përmendur , është edhe ai i trajnerit aktual të Barcelonës, Luis Enrike, shkruan AS.

Drejtori i ri Sabatini kishte punuar në të kaluarën me Enriken, gjatë kohës kur të dy ishin te skuada e Romës.

Në listën e Interit po ashtu janë edhe Antonio Conte (Chelsea), Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Mauricio Pochettino (Tottenham).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje