Kategoria Superiore/ Skëndërbeu fiton në "Niko Dovana" kundër Teutës

10 Maj 2017, 20:31Sport TEMA

Skëndërbeu ka marrë një tjetër fitore në kampionat duke triumfuar në një transfertë të vështirë si ajo e Durrësit.

Korcarët arritën që të fitonin në “Niko Dovana”, përballë skuadrës së Teutës me rezultatin 1-0.

Vendimtar në fitoren e skuadrës së drejtuar nga, Ilir Daja, në këtë transfertë ishte goli i shënuar nga Xhejms që i dha tre pikë të arta ekipit të tij.

Kampionët e shqipërisë vijojnë të ndjekin ritmin e ekipit kryesues Kukësit duke qenë një pikë pas tyre.

Java e 33-të do të mbyllet nesër me takimin e fundit që do të zhvillohet në “Selman Stermasi”, që do të jetë mes Partizanit dhe Lacit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje