Drejtuesit e skuadrës së Chelseas kanë reaguar pas interesimit të Interit për Antonio Conten.
Sipas tabloidit britanik, Mirror, drejtuesit e Chelseas i kanë ofruar kontratë të re Antonio Contes me rritje page.
Oferta e re e londinezëve ka ardhur pasi Interi i ka ofruar Contes një pagë prej 10 milionë funte në sezon (13 milionë euro).
Conte, i cili është pranë titullit kampion në Premierligë me “Blutë e Londrës”, ka kontratë me Chelsean deri në verën e viti 2019.
Tani i mbetet Contes të vendos se cilën ofertë ta pranoj: të vazhdoj në Chelsea, apo të rikthehet në Serie A