Juventusi finalistja e parë e "Uefa Champions League"

9 Maj 2017, 22:37Sport TEMA

Juventusi është skuadra e parë që ka kaluar në finelen e madhe të “Cardiffit”, që do të jetë më datë 3-qershor.

Bardhezinjtë arritën që të dhuronin një tjetër 90-minutësh spektakolar në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Monakos duke triumfuar me rezultatin 2-1.

Skuadra e drejtuar nga, Massimiliano Alegri, nuk e vunë për asnjë moment në diskutim kualifikimin për më tej duke i fituar të dyja sfidat me ekipin francez.

Tashmë bardhezinjtë rikthehen sërish në fianlen e Ligës së Kampioneve, ku për herë të fundit ishin në vitin 2015 përballë Barcelonës duke mos arritur dot që të shpalleshin kampionë.

Autorët e golave në sfidën e sotme për “Zonjën e Vjetër” ishin Mario Mandzukic dhe Dani Alvesh që realizoi një gol spektakolar.

Ndërsa për Monakon shënoi talenti Mbappe që they më në fund Buffon.

Një ecuri spektakolare e Juventusit të cilët e kanë merituar plotësisht kualifikimin për në finale.

Ndërkohë, që nesër do të mësojë dhe ekipin kundërshtar në sfidën mes Real Madrid-Atletiko Madrid./Përgatiti Fatjon Baze/

Goli i Mandzukic

Goli i Dani Alvesh

Goli i Mbappe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje