Luksemburg-Shqipëri, ja kur dhe ku do luhet ndeshja

9 Maj 2017, 18:02Sport TEMA

Shqipëria luan në muajin qershor një ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit 2018, kundër Izraelit në transfertë.

Trajneri De Biazi ka zgjedhur që të përgatitë këtë sfidë jo vetëm me një grumbullim të gjatë, por edhe duke siguruar një miqësore para duelit, që do të luhet ndaj Luksemburgut.

FSHF po detajon planin që përfaqësuesja shqiptare të mblidhet për pak ditë në vendin tonë, para se të udhëtojë drejt Luksemburgut për këtë sfidë.

Pas ndeshjes, ajo nuk parashikohet të kthehet përsëri në Shqipëri, por të udhëtojë drejt Turqisë ku do të përgatitet deri në udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e 11 qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje