Presidenti i Skëndërbeut, Ardjan Takaj, do të paraqitet në prokurori, për tu marrë në pyetje në lidhje me hetimet ndaj klubit të tij.
Takaj do të pyetet mbi raportin e UEFA-s, që e ka akuzuar drejtpërdrejt klubin korcarë dhe drejtuesit e saj se kanë trukuar ndeshje.
UEFA e ka dënuar Skëndërbeun për shkak të trukimeve me një vit pezullim nga Liga e Kampioneve në sezonin 2016-2017.
Më herët në prokurori për të dëshmuar kane qenë dhe tre lojtarë të kampionëve të shqipërisë si dhe trajneri Mirel Josa.
Tashmë do të jetë rradha e presidentit, Ardjan Takaj, për të dhënë dëshminë e tij, ku emri i tij është i përmendur në raportin e UEFA-s.