Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka shkëlqur në ndeshjen e sotme me skuadrën e Akhisar në fitoren e thellë 6-0 ndaj Gaziantepspor.
Bomberi kavajas ishte protagonisti kryesorë në këtë sukses të ekipit të tij duke shënuar një tripletë.
Një ndeshje e jashtëzakonshme kjo për Cikalleshin që është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Cikalleshi arriti që të kalojë në epërsi skuadrën e tij në minutën e 43-të të pjesës së parë.
Ndërsa dy golat e tjerë i realizoi në pjesën e dytë në minutat 58-të dhe 61-të.
Më pas për Akhisar realizuan Vaz që shënoi një dopietë dhe Larsson që ulosi shifrat në 6-0.
Ky ishte goli i gjashtë për Cikalleshin këtë sezon në superligën turke, ku që pas transferimit tek Akhisar ka arritur që të gjejë formën e tij më të mirë./f.b
Tre golat e Cikalleshit