Reali dhe Manchester gati shkëmbimin e madh

8 Maj 2017, 17:17Sport TEMA

Ende pa u mbyllur sezoni futbollit, skuadrat e mëdha kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Dy gjigandët e futbollit Manchester United dhe Real Madrid pritet të shkëmbejnë dy yjet e tyre.

Madrilenët kërkojnë me ngulm që të transferojnë këtë verë portierin spanjoll David De Gea.

Por sipas tabloidi britanik “Daily Star”, anglezët e Manchesterit nuk po rrin duar kryq, pasi duan të përfitojnë nga kjo situatë, ku përvec parave, dëshirojnë t’i “rrëmbejnë” Realit, yllin kolumbian James Rodriguez.

Kjo marrëveshje mund të arrihet shumë shpejtë, pasi Rodriguez dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje