Partizani ka zhvilluar përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Laçit i vlefshëm për javën e 33 –të të Kategorisë Superiore.
Seanca e sotme është mbajtur si zakonisht në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë në mesditë në orën 12:00.
Në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik janë vënë nën urdhra të gjithë lojtarët, me përjashtim të Mazrekaj që ka zhvilluar një program të diferencuar nga grupi.
Gjendje optimale rezulton edhe për mbrojtësin Kalari, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar në derbin ndaj Tiranës dhe tashmë është përfshirë normalisht me skuadrën duke vijuar të plota seancat stërvitore.
Kujtojmë se takimi Partizani – Laçi do të zhvillohet ditën e enjte date 11 maj ora 18:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”