VIDEO/ “Çmenduria” e Sadikut, shënon me dorë dhe del me të kuq

7 Maj 2017, 16:28Sport TEMA

Armando Sadiku është bërë sërish protagonist tek skuadra e Luaganos.

Bomberi i kombëtares shqiptare arriti që të realizojë golin e barazimit në sfidën kundër Bazelit e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Sadiku arriti që të shënojë në minutën e 80-të të takimin pas asisit të marrë nga Marianit duke goditur sakt me kokë, që u kontestua nga lojtarët e Bazelit të cilët pretenduan se Sadiku shënoi me dorë, por arbitri e akordoi të rregullt.

Pas golit Sadiku shkoi të festonte me tifozët, por nga ky festim u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ky ishte goli i 8 për Armando Sadikun me ekipin e Luganon duke e ndihmuar së tepërmi këtë ekip të ngjitet në tabelën e klasfikimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje