Real Madridi ka shkatërruar Granadan, duke e mposhtur me rezultat 4-0.
Madrilenet kane dhuruar spektakël në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, duke shënuar katër gola ndaj vendasve.
Të katër golat ekipi i Zinedine Zidane i shënoi në pjesën e parë.
James Rodriguez si dhe Alvaro Morata shënuan nga nje dopiete ne kete takim duke vulosur për rezultatin përfundimtar 4-0
Në pjesën e dytë Real Madridi krijoi shumë raste dhe rezultati mund të ishte shumë më i thellë nëse do të ishin treguar të saktë ashtu si në pjesën e parë.
Pas kësaj fitore Reali shkon në kuotën e 84 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona që e mposhti 4-1 Villarrealin.