Skenderbeu ka perfituar pas barazimit te djeshem mes Partizanit dhe Kukesit, duke triumfuar ne fushen e saj ndaj Vllaznise.
Korcaret arriten qe te fitonin nje ndeshje te cmendur kunder shkodraneve, ne nje sfide ku u shenuan plot shtate gola.
Nje fitore me vlera kjo per ekipin e Ilir Dajes qe tashme jane nje pike larg kryesuesve duke e bere garen per titull akoma me te ashper.
Shkodranet arriten qe te kalonin tre here ne avantazh, por u permbysen ne minuten e fundit per te dale nga kjo transferte pa pike.
Autoret e golave per Skenderbeun ne kete takim ishin Salihi qe shenoi nje dopiete, Latifi dhe Muzaka.
Ndersa per Vllaznine shenuan Cinari, Tafili dhe Bakaj.
Nderkohe, ne duelin e mbijeteses mes Flamurtarit dhe Tiranes, fitorja i buzeqeshi vendasve qe fituan me rezultatin 2-0.
Nje tre pikesh i arte ky per vlonjatet qe i largohen zones se ftohte, ndersa Tirana eshte drejt renies.
Golat ne kete takim i shenun Shkodra dhe Bushic.