Pas përballjes ndaj Kukësit, Partizanj ka vijuar përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Laçit e vlefshme për javën e 33 të Kategorisë Superiore, në program të mërkurën më 10 Maj ora 19:00.
Seanca e sotme është zhvilluar në orën 18:00 në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.
Titullarët që u aktivizuan në takimin ndaj Kukësit kanë kryer një seancë të karakterit shkrydhës , ndërsa pjesa tjetër e grupit ka vijuar normalisht programin stërvitor.
Për takimin ndaj Laçit traineri Starova nuk do të ketë në dispozicion fantazistin Cetkoviç, ndërkohë që rikthehen pas pezullimeve dy mbrojtësit G. Krasniqi dhe Ibrahimi.
Përgatitjet do të vijojnë të dielën me seancën e radhës