Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve te javës së 32-të të Kategorisë Superiore që do të luhet të mërkurën dhe të enjten.
Sfidat hapëse do të jenë Kukësi-Flamurtari dhe Vllaznia-Luftëtari, që do të luhen në orën 16:00.
Ndërsa, në orën 18:30 do të luhen Partizani-Laci dhe Teuta-Skëndërbeu.
Java e 32-të mbyllet të enjten me takimin e fundit, Tirana-Korabi.
E mërkurë, 10 maj
Kukësi – Flamurtari (Ora 16:00)
Vllaznia – Luftëtari (Ora 16:00)
Partizani – Laçi (Ora 18:30)
Teuta – Skënderbeu (Ora 18:30)
E enjte, 11 maj
Tirana – Korabi (Ora 18:30)