Inter ka marrë një tjetër goditje të rëndë në kampionat, duke pësuar humbjen e rradhës.
Zikaltërti janë mndur në transfertë kundër Genoas, ku kanë marrë humbjen e gjashtë në shatë ndeshjet e fundit duke u zhytur në krizë rezultatesh.
Të besuarit e Piolit, mund të kishin marrë një pikë, nëse Antonio Candreva do të ishte treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 87-të.
Autori i golit të fitores për Genoan ishte sulmesi maqedonas Goran Pandev që ndëshkoi ish skuadrën e tij.
Ndërkohë, Lazio e Thoma Strakoshës arriti një fitore tenistike kundër Sampdoria.
Kryqytetasit fituan me rezultatin e thellë 7-2 duke marrë një tjetër tre pikësh mjaft të mirë.
Në këtë takim, portieri i kombëtares sonë u aktivizuar përgjatë gjithë 90-minutave duke bërë një paraqitje të mirë.
Rezultatet e Serisë A.
Udinese 1-1 Atalanta
Chievo 1-1 Palermo
Empoli 3-1 Bologna
Genoa 1-0 Inter
Lazio 7-3 Sampdoria
Pescara 0-1 Crotone
Sassuolo 2-2 Fiorentina