Roma ka mposhtur me rezultatin e thelle Milanin me shifrat 4-1 ne “San Siro”.
Pas humbjes në derbi 3-1 nga Lazio, Roma iu është rikthyer fitoreve në Serie A.
Edin Dzeko ishte autori i nje dopiete ne minutat 8-te dhe 28-te, Stephan El Shaarawy ne te 78-ten dhe Daniele De Rossi ne minuten e 87-te shënuan për Romën, ndersa golin e nderit për vendasit e shënoi Mario Pasalic në minutën e 76-te.
Pas kësaj fitore, Roma ka rrëmbyer vedin e dytë dhe ka shkuar në kuotën e 78 pikëve, një më shumë se Napoli, vend ky që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.