Arsenali fiton kundër Manchester United, shkëlqen Granit Xhaka

7 Maj 2017, 19:11Sport TEMA

Arsenali ka mposhtur me rezultatin e paster 2-0 Manchester Unitedin, në një ndeshje ku shkëlqeu Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte nje nga protagonistet kryesor ne kete triumf te skuadres se tij.

Xhaka kaloi në epërsi “Topçinjtë” duke realizuar një gol spektakolar në minutën e 54-te, pak minuta para se sulmuesi, Danny Welbeck, të realizojë për 2-0, që doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 63 pikëve dhe gjendet në vendin e gjashtë, tani me dy pikë më pak se Manchester Unitedi, plus “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje