Arlind Ajeti do t’i japë lamtumirën Torinos në fund të këtij sezoni, për të mos u kthyer më te ky klub i Serisë A.
Shkak është bërë vendimi i trajnerit Sinisha Mihajloviç, i cili ka bërë të qartë se nuk e do më futbollistin e përfaqësueses shqiptare në radhët e klubit të tij.
Mihajloviç finalizoi blerjen e brazilianit Lianko dhe duket se është i kënaqur me formën e tij, ndaj ka vendosur ta mbajë 20-vjeçarin në ekip.
Njëkohësisht, edhe Kevin Bonifazi do të kthehet nga huazimi te SPAL, ndaj sipas trajnerit serb, për Ajetin nuk planifikohet të ketë më hapësira në klub.
Si rrjedhojë, i është bërë e ditur presidenti Kairo se mbrojtësi shqiptar nuk duhet mbajtur më në klub dhe bashkëpunëtorë të numrit 1 të Tornos mësohet se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Ajetit.
Sipas mediave italiane, në qershor pritet të finalizohet largimi i futbollistit shqiptar, që mund të bëhet për një shifër jo shumë të lartë, meqë Torino e siguroi atë me parametër zero në verën e sezonit të kaluar.
Shkjau mbetet shkja.