Trajneri i ri i kombëtares së Holandës është emëruar trajneri i njohur, Dick Advocaat.
Advocaat do të jetë pasardhësi i Danny Blind, i cili u shkarkua nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta.
Advocaat do ta drejtoj Holandën deri në fundit të eliminatoreve të ‘Rusi 2018’.
Por, nëse arrin t’i kualifikoj tulipanët në Botëror, kontrata e Advocaat do të vazhdohet automatikisht.
Ish trajneri i Ajaxit, Fenerbahçes dhe Sunderlandit e ka drejtuar Holandën disa herë në të kaluarën.