Një student iranian është shoqëruar në polici sepse ai kishte shumë ngjashmëri me yllin argjentinas Lionel Messi.
Shumë njerëz në qytetin e Hamadenit kërkonin një fotografi me iranianin, Reza Parastesh, që u shoqërua nga policia për tu verifikuar.
25 vjeçari filloi të priste flokët dhe të mbante mjekrën e tij si Messi, dhe kjo bëri që shumë persona në qytetin e Hamadenit të besonin se ai ishte Lionel Messi i vërtetë.
Ai i tha AFP-së: “Tani njerëzit me të vërtetë më shohin si Messi iranian dhe unë dua që të imitoj gjithçka që ai bën. Janë të tronditur me të vërtetë”, tha student Iranian.