Para sfidës së kthimit të gjysmëfinales në Ligën e Kampioneve, ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka zgjedhur të kalojë disa orë relaksi në plazhin e mrekullueshëm të Ibizas.
32-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij Georgina Rodriguez.
Ylli Realit të Madridit, tregon fizikun e tij në super formë, ndërsa 23-vjeçarja format e saj trupore për tu pasur zili.
Mësohet se Georgina ishte e punësuar në një dyqan të Guçi në Madrid para se të lëvizte në Angli dhe të punonte si dado.
Bukuroshja duket se ka tërhequr vëmendjen e futbollistit portugez në seksionin VIP të festës së fundit të Dolce & Gabbana.
Thuhet se për disa muaj janë takuar në fshehtësi para se të bënin publike romancën e tyre dhe të shijonin një udhëtim në Disneyland në Paris në nëntor.