Trepça ’89 e ka shkruar historinë duke e fituar titullin për herë të parë titullin në kampionatin Kosovar.
Mitrovicasit kanë mposhtur ditën e sotme ekipin e Besës me rezultat 2-0 në Pejë, duke u kurorëzyar si kampionë.
Otto John është konfirmuar edhe një herë hero i mitrovicasve duke shënuar golin e parë në fund të pjesës së parë.
Kurse, Muharrem Jashari shënoi golin e qetësisë në minutën e parafundit të ndeshjes.
Një sukses historik ky për Trepça ’89, që festojnë titullin kampion, i cili u siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.