Partizani grumbullohet për duelin me Laçin

9 Maj 2017, 20:01Sport TEMA

Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ballafaqimit ndaj Laçit.

Në orën 16:00 në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit ,lojtarët kanë kryer programin stërvitor në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.

Gjendja fizike e skuadrës rezulton mjaft pozitive, ndërsa me grupin nuk është përgatitur Mazrekaj.

Seanca e sotme ka rezultuar e karakterit tekniko – taktik , ndërkohë që në përfundim të saj ekipi është akomoduar në rezidencën e përhershme hotel “Vila Park”, ku do të qëndroj i grumbulluar deri pak orë përpara se ti drejtohet të enjten stadiumit “Selman Stërmasi”.

Përgatitjet do të vijojnë nesër me seancën e fundit në program në orën 14:00 në kompleksin “Internacional Tirana” të Pezës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje