Trashi: Besojme tek fitimi i titullit

10 Maj 2017, 14:25Sport TEMA

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, ka folur në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Lacin.

Në fjalën e tij, Trashi u shpreh se pavarsisht barazimit me Kukësin ekipi beson se do të arrijë të shpallet kampion.

“Sigurisht barazimi ndaj Kukësit na ka penalizuar paksa në luftën për titull, pasi një fitore ndaj tyre do të na afrote shumë drejt objektivit final. Gjithsesi janë edhe 4 ndeshje që përkthehen me 12 pikë , të presim si do të dalin përballjet që do të kenë dy rivalët tanë. Ne besojmë në fitimin e titullit përderisa matematikisht jemi plotësisht në lojë , ne do të luajmë shanset tona deri në fund”

Lorenc Trashi foli dhe për alencat që mund të ndodhin në ndeshjen në vijim si dhe për të ardhmen e tij në klubin e kuq.

“I druhemi aleancave!!

Realisht të gjithë po e shohin se si kanë ardhur deri këtu disa ekipe , por nuk dua ti komentoj shumë këto gjera pasi më pas do të interpretohen negativisht. Ne kemi ndërgjegjjen e pastër, pasi ndaj të gjithë kundërshtarëve kemi dhuruar ndeshje të vërteta  dhe të gjitha skuadrat japin maksimumin ndaj nesh. Mendoj dhe shpresoj që dy sfidat Kukësi – Flamurtari dhe Teuta – Skënderbeu të jenë ndeshje të bukura dhe të kënaqin publikun .

Ky është viti im i 3-të te Partizani dhe e them me bindje që në këto 3 vite klubi ka bërë një punë mjaft të mirë, duke parë edhe objektivat që ka presidenti Demi . Ai e ka marrë klubin nga zero dhe e ka ngritur në nivelet më të larta aty ku e duan të gjithë tifozët e skuadrës. Shpresoj që të jetë ky viti ynë i duhur, ta mbyllim me titull. Edhe pse është mjaft e vështirë ne do të luftojmë deri në fund.

E ardhmja ime!!

Unë jam në kontratë me klubin, dhe jam totalisht i fokusuar të jap më të mirën për ekipin . Nëse për mua do të ketë ofertë konkretë është Presidenti dhe klubi që vendosin, ndaj e them se jam i fokusuar ti shërbej skuadrës .

Pozitive në këtë sezon mendoj se ka qenë ecuria dhe rezultatet e skuadrës. Një tjetër anë pozitive e këtij sezoni ishte edhe prezenca e madhe e tifozerisë tonë në stadium. Mbështetja e tyre edhe në këtë sezon ka qenë e mrekullueshme dhe ata mbeten një aset i çmuar për skuadrën dhe klubin”

Ndërsa sa i përket sfidës me Lacin, mesfushori i 15-herë kampionëve te vendit tha se synimi i vetëm do të jetë marrja e tre pikëve.

“Laçi do jetë një përballje e vështirë duke parë që ka mjaft nevojë për pikë , mendoj që ne nuk na lejohet asnjë hap fals , duhet të sigurojmë vetëm 3 pikët”, përfundoi Trashi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje