Ne përditë dashurojmë dhe e shfaqim. Urrejmë, kënaqemi, mallkojmë…Dhe i shfaqim urrejtjet kënaqësitë dhe mallkimet tona.
Në gjuhën banale këto quhen votime.
Po le ta përdorim këtë gjuhë meqënëse është gjuha e stinës…
Për afrotre muaju dëgjua dhe ridëgjua, përshkrimi i gjendjes së vendit. Edhe mullinjtë që bluajnë politikë, – kanalet televizivë, që i bënin vend Fahri Balliut, dua të them, – bluan dhe stërbluan çfarëdo që u tha në atë strehën e mirënjohur prej mushamaje.
Aty u tha se kjo qeveri që duhet të kryente shërbimet që i takojnë, e gjeti vendin qelibar të pastër dhe e ka mbushur atë tejembanë me një lloj bime, që më parë nuk e njihte njeri.U tha që qeveria kujdeset për shitjen e asaj droge, për pasurim, për blerje ndërkombëtarësh dhe për të gjitha punët e pista që bëhen me para.U tha se nën këtë qeveri populli vuan, se papunësia ka arritur nivele të papara, se parlamenti është i mbushur me vrasës dhe kriminelë.U tha se për katër vjet në këtëkënd të rruzullit nuk u pa asgjë e mirë, asgjë e bukur.
Të gjitha këto, u thanë dhe u dëgjuan tre muaj rresht, por duke qenë të njëjtat deklarime, tre dit do të kishin mjaftuar të thuheshin së paku nga tri herë.Dhe duhet të jemi dakord se kjo ishte gjuha e një fushate zgjedhore e nisur me mençuri të admirueshme, shumë kohë para të tjerëve.Dhe gjuhët e tilla natyrisht shndërrohen në vota.
Nuk dua të them se këto që u përsëritën pa fund janëqë të gjitha gënjeshtra. Ka aty plot të vërteta. Dhe bile njerëzit i bënë gati votat për të dy palët. Mbeteshin vetëm për t’i hedhur në kuti. Dhe votimet natyrisht do të nxirrnin fitimtarë protestuesit. Aq më tepër që në krye tani ata kanë një kryetar tëri(qëështë më shumë kryetar i ri, se ministër i vjetër!). Kryetari i vjetër, ai gjëmëmadhi, tani nuk është më.Pra ishte rasti më i mirë për të fituar.
Është pakuptim tani përgatitja e revolucionit. Sidomos fjala revolucion për natyrën antikomuniste që i shquan, tingëllon keq në këtë vitin me Shtatëmbëdhjetë në fund! E besoj që mund ta organizonin më mirë seç e pat bërë Lenini revolucionin e tij paqësor të tetorit, para 100 vjetësh, por leninistin kryesor, që nga 2013 nuk e kanë më si udhëheqës. Por, gjithsesi, revolucioni nuk u duhej fare, se kauzën e tyre ata e kishin të fituar me gjynahet që i numëruan kundërshtarëve.
Por lanë votat dhe iu kthyen revolucionit!
Pra mendojnëse populli nuk ju besoi në ato që bluan aty gjatë tre muajve?! Apo nuk besojnëas vetë në ato që thanë?!E ndjejnë se janë bërë të pabesueshëm?! Edhe kryetari i ri, arqitekti i republikës së re, beson se fjala e tij nuk ka asnjë peshë?!
Vështirë që dyzeteca ish ministra, të pazotë, për t’i udhëhequr simpatizantët e tyre të vojtur drejt kutive të votimit, do të mund t’i tërheqin ata në revolucion, në një kaos që mund të përgjaket.
Meqë përsëritja u bë modë, përsëris mendimin se ky do të jetë i pari revolucion në historinë e njerëzimit ku të varfërve u prijnë milionerët dhe miliarderët,. Paçka se dyzet ish ministrat nxitojnë ta quajnë revolucion paqësor!
Dhe revolucion dhe …paqësor!
Gjithnjë të lind dëshira për zhvillimin e togfjalëshave paralelë që nuk do të jetë aspak çudi t’i shohim të përdoren nga këta njerëzit e politikës, pa iu skuqur faqja hiç. Mund të nisim të dëgjojmë që për marrjen e pushtetit, mekanizmat e votimeve këtej e tutje në Shqipëri, do të dalin nga qarkullimi. Veprimet e mëtejshme mund të quhen “terror i mirëkuptuar” ose “gjakderdhje demokratike”, ose “masakër konsensuale”, ose “kasaphanë paqësore”, apo “mitralim parlamentar” dhe bile deri “bombardim dashamirës!” Mund të dëgjojmë thirrje për një “zjarrvënie patriotike”, e pse jo edhe “krime humanitare” – ca martesa gjuhësore leninisto-kristiane, që vetëm konfliktet ballkanike mëmëdhetare, na i sjellin në prag të veshëve tanë.
Vini, vini re: asnjëherë nuk janë të pashoqëuara me bishtëra të sheqerosur!
Kjo eshte njesoj me termin e geit Alfred Lela kur thoshte “mosbindje civile paqesore”. Nuk e marr vesh kete gjuhe me terma idiote te analisteve te PD.se.
Lulushi e ka brenda,Ja ka fut Saliu kollaj por daljen do e ket te dhimbshme.
As Aurela me eksperienc hollandeze ska me e ndihmue dot.
Të të lexojë dikush me dashamirësi (sidomos, shqiptarët që janë tamam shqiptarë), ti duhet të mësosh të shkruash shqip, pa gabime gjuhësore!… Nuk shkruhet shqip … urejmë… urejtjet, etj. Por: urrejmë… urrejtjet, etj. dhe të tjera marri që shohim e lexojmë përditë në mediat elektronike, në gazetat e revistat shqiptare dhe nga ato që dëgjojmë e shohim prej (e në) mediave (mediat) radiotvdhënëseve shqiptaredhe ky është kulmi i turpit që po na mbulon përditë. Kjo tregon qartë “arsimimin” tone, sepse, ajo që thotë diçka e gjithçka është dija dhe jo “diploma”, tituli “akademik” dhe “kompetenca profesionale”!…
Dalja nga sistemi i vlerave tona gjuhësore e kombëtare, është kulmi i marrëzisë… duhet ta dinë të gjithë shqiptarët!
Dyrrahioni
Ok sakte…..
Por ju zoteri/zonjushe rregulloni komentin tuaj se e keni plot gabime …. ???
Genijal si gjithmone.I qarte e me shume humor.Mendje qe i duhet Shqiperise.Shembulli me i mire qe talenti eshte talent si ne Fier ashtu dhe ne New York. Keta “yjet“ qe po ndricojene tani nga Cani e deri tek Fevziu te cilet Diktatura nuk i la te ndriconin nuk jane gje tjeter vecse medioker ose dora e dyte ,qe u erdhi koha . Jo me kot nje nga gazetat e ketyre mediokerve titullohet “Koha jone“.Ju versulen Tirones ,endrres se pa arritur qe ishte si nje femer e virgjer dhe e perdhunuan. Kryeprovincjalin qe i perkrahu e gjeten aty .Ai e kish arritur me kohe , qe pas universitetit, Tironen Duke bere cdo lloj poshtersie te mundshme qe nga lepirja e deri tek spiunlleku. Konviktor, komunist ,doktor = SALI.
Shijojeni protesten e embel sot miq te dashur.Shendet.
O Pellumb Kulla! Mos vdeksh kurre! Sa bukur i ke gjetur ata togefjalesha ne artikullin tend.Mos t’u shofte kurre muza tende krijuese!Gjithashtu respekt per te qenurit aktiv ndaj jetes se vendit dhe popullit tone. Keni qene dhe jeni vlere per popullin tone. Jo si nje pjese e intelektualeve qe kane ikur ne drejtim te paditur,me lepur ne bark, dhe nje pjese tjeter, gjithe diten shpelajne trurin e popullit, duke lepire kocken e dhuruar nga politika (dikush te madhe dikush te vogel)
Per Katarina…..Ja ka fut Saliu dhe nuk e nxjerr dot.dmth kur ja fut qeni bushtres duhen nja 3-4 ore qe ta nxjerre
EUROPA EDHE USA BENE CFARDOLLOJ EKSPERIMENTI NE SHQIPERI ME SKEMA TE NDRYSHME PER TE FITUAR EKONOMIKISHT DHE POLITIKISHT SIKURSE TE SHFRYJE KRIZAT E PUSHTETEVE NE VENDET E TYREPERSA KOHE QE KETU DO JENE KETO MARIONETA QE ATA VETE I FABRIKUAN NE KURRIZ TE VENDIT TONE …!!!!!!!!!!!!!!!!
Pëllimb Kulla ka të drejtë: PD-ja e kreu fushatën zgjedhore këto tre muaj nën cadrën e saj dhe në vend që të korrte fitore, po korr dështimin, si e parashikon dhe vetë, prandaj nuk pranontë marrë pjesë në zgjedhje. Demostrata e sotme ishte një autogol shumë domethënës për Lulin dhe PD-në.
Kur shkruan z. Kulla duhet shijuar mendimi i shprehur bukur e me zgjuarësi dhe jo ta nënvlerësojmë se shkruan ndonjë fjalë me një apo me dy “r”.
Z. Kulla, ju lutem shkruani sa më shpesh në shtypin shqiptar për të ndritur mendjet tona të droguara nga mendësia komuniste e ajo pseudodemokratike.