Lulzim Basha paralajmëroi hapur një ditë më parë, se protesta e së shtunës do të ishte vendimtare për rrëzimin e “Republikës së vjetër”.
Kuptohet, këtë gjë e paralajmëroi nëpërmjet kërcënimeve.
Edhe mediat e tij online gjithashtu, prej ditësh kërcënonin Ramën se po i vinte fundi.
Organi zyrtar i PD-së, “Rilindja Demokratike”, hapej me titullin e madh “Sot flet sovrani, horrat bien, Shqipëria ngrihet”.
Por, askush nuk e ngrit.
Askush nuk iu përgjigj thirrjeve jo për dhunë, por dhe për ta kthyer protestën një provë force, ashtu siç e kishte paralajmëruar Basha.
Dhe duke qenë se as këtë herë nuk e rrëzuan dot Ramën, siç paralajmëruan, tani kanë filluar nrejnë në piedestal faktin se ata nuk janë si PS që proteston dhunshëm si më 21 janar, por janë paqësorë dhe nuk shkulin asnjë lule.
Dhe kush pa, ata që protestonin me arkivol në krah dhe antitank, që merrnin me dhunë Kryeministrinë dhe i vinin flakën RTSH-së!
Do ta bënin sërish në fakt, por për fat tani gjërat kanë ndryshuar dhe duket se nuk do të shohim më marrëzi të tilla.
Horrat e PD vertete rane ne kosh sot!
Sakte shkruan,cfare nuk kuptuat,
sot me te vertet foli sovrani[duke i lene me gisht ne goje,ne b….]
dhe horat,rane? u vetevrane?
Kete do ta tregoje KOHA.