Kriminelë të varur, indigjenë të burgosur dhe një terren i ashpër. Këto janë imazhet që tregojnë vuajtjet e udhëtarëve të parë drejt perëndimit të egër amerikan dhe rreziqeve, me të cilat u përballën.
Fotografitë spektakolare tregojnë karroca të tërhequra nga kuajt, teksa përshkojnë peizazhe dramatike në udhëtime, që shpesh zgjasnin me muaj të tërë gjatë shekullit të 19-të.
Jeta ishte e rrezikshme dhe stuhitë e rërës, tornadot dhe uraganët ishin një burim i përhershëm shqetësimi.
Gjithashtu, ishin edhe konfliket me vendasit, të cilët vuajtën tej mase për shkak të pushtuesve të rinj të bardhë. Vlerësohet se, popullsia e tyre pësoi një rnëie nga 600 000 në 250 000 nga viti 1800 gjer në 1890. /Përgatiti: Bjorn Runa