Kufoma gjigande e një krijese misterioze është shfaqur në brigjet e plazhit Huamal në Indonezi.
Biologët detarë janë duke hetuar çështjen, për të zbuluar se për çfarë krijese bëhet fjalë.
Trupi u zbulua nga një banor i zonës, mbrëmjen e të martës. Madje, ait ha se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndonjë mjet lundrues në errësirë, por në mëngjes ishte përballur me krijesën e pazakontë.
Kufoma e përgjakur në plazh ka tërhequr vëmendjen shumë banorëve të ishullit, ndërsa nga postimet në rrjetet sociale, thuhet se mund të jetë fjala për një lloj kallamari gjigand.
Megjithatë, autoritetet indoneziane kanë deklaruar se mendojnë se bëhet fjalë për një balenë, për shkak të përmasave të mëdha të trupit.
Por, testet janë ende duke u kryer, për të përcaktuar saktësisht se për çfarë krijese bëhet fjalë.