Manastiret ndërtohen gjithnjë në zona larg qendrave të banuara, në mënyrë që murgjit të ndihen më pranë Zotit. Por Maxime Qavtaradze e ka çuar në një nivel tjetër këtë “rregull”.
Murgu 59-vjeçar jeton në një manastir majë një shkëmbi në Gjeorgji.
I njohur si Shtylla Katskhi, toka në majë të këtij shkëmbi ka qenë e pabanuar prej vitit 1400.
Por në vitin 1944, kur një grup alpinistësh arritën u ngjitën në majë të tij, panë se aty ishin rrënojat e një kishe 600-vjeçare dhe kockat e një njeriu që kishte jetuar dikur aty.
Tradita e jetesës në vende të tilla mendohet të ketë nisur në vitin 423 të erës tonë, kur Shën Simoni i Ri u ngjit në majë të një shkëmbi për t’iu larguar tundimeve të botës.
Megjithatë, Qavtaradze është një i përkushtuar modern.
Edhe pse jeton në një vend të izoluar, ai nuk është tërësisht heremit.
Ai zbret poshtë një ose dy herë në javë për të këshilluar njerëzit që i drejtohen për ndihmë nga rrëza e shkëmbit.
Edhe pse jeton në majë të një mali, ai i ka njohur edhe vështirësitë e njerëzve që “prekin fundin”.
Qavtaradze e gjeti besimin në Zot kur ishte i ri dhe u burgos për shitje droge.
Ai bëri betimin si murg në vitin 1993 dhe që artëherë e ka rindërtuar manastirin në majë të shkëmbit. (Huffington Post – G.S)
po c’idiota jeni edhe ju,perhere shkruani ”manastiri”!!!!!! kur realisht thuhet MONASTIRI[nga monos-monaxia- i vetem ose vetmi]
persa i perket temes,eshte mjft i bukur,pra nje kryeveper……………