Një prej mëkateve më të rëndë, si në Kuran ashtu edhe në Bibël është ai i të përmendurit të emrit të Zotit së koti.
Në mitingun e ditës së shtunë, Basha e shkeli plot 8 herë këtë urdhëresë, duke keqpërdorur emrin e Zotit dhe duke fyer shumë besimtarë shqiptarë, me deklaratat që e paraqesin Krijuesin si “personazhin” e fundit që i është bashkuar çadrës së opozitës.
“Zoti do të na dëgjojë dhe do të na bekojë me fitore”, “Ti lutemi Zotit që t’i hapë veshët kundërshtarëve” dhe “Zoti na jep besim tek Republika e Re”, janë vetëm disa prej deklaratave absurde të Bashës.
Këto janë rastet kur lideri i opozitës, si një predukues i ethshëm, ka përfshirë në kauzën e tij të Plotfuqishmin:
1 – Kurrë më parë nuk ka bekuar drita e Perëndisë, drita e Zotit një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot.
2. Zoti na e jep këtë besim dhe nuk ka njeri në botë të na e marrë dhe përmes këtij besimi ka lindur, shpresa që nuk vdes kurrë, shpresa dhe vendimi për Republikën e Re.
3. Me ndihmën e Zotit gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë.
4. Shikojeni njëri-tjetrin në sy teksa Zoti na sheh.
5. Në zemrat tona, në shpirtrat tanë dhe tek miliona shqiptarë, drita e të vërtetës, drita e shpresës së Zotit e ka mposhtur errësirën e frikës apo jo?
6. Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe Zoti do ju bekojë e do të na bekojë me fitore.
7. T’i lutemi Zotit t’i hapë veshët kundërshtarëve të pakët të Republikës së Re, përballë këtij bashkimi kombëtar.
8. Ajo që nisi si një kërkim thellë në shpirtrat tanë për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë e vendit, ajo u kthye në motorrin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, që ngjalli kurajon në zemrat e çdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar e çdo shqiptare të ndershme përmes frymës së shenjtë të besimit në Zot, e në atdhe, e në Shqipëri, për një të nesërme më të mirë për fëmijët tanë.
I shkreti, qenka kthyer ne nje klerik mesjetar qe digjnin mjerezit e shkpallu antizot ne ceremoni te tilla sikur i ndihmonte Zoti dhe tturma brohoriste.
Ky ka ik per lesh….
Zakonisht njerëzit kur ju vjen fundi, kapen pas zotit. Edhe Basha e Berisha ashtu janë.
PD dhe Muslim brotherhood ne Egjypt. Cfare kane te perbashket keto dy Parti? Islamik
–
PS dhe Gramoz rucu,Erjonbrace,taulantPalla, Namik dokle. Cfare kane te perbashket? Kamunista te Enverit.
–
LSI dhe Monika. Cfare kane te perbashket? hajdutin like Flori
Nuk i keni kuptuar thirrjet e Bashës. Ai e ka fjalën për Sali Berishën. Ai është Zoti i PD-së. Mos i bini kot në qafë
mos blloko komentin,o lamash i ps dhe rames
Ne mendje i theriste djallit.
Ata jane ushtaret e tij.