Revolta e Eda Zarit ndaj medias: Jeni të shëmtuar, sa fituat nga shitja e lëkurës sime?

15 Maj 2017, 11:25Sociale TEMA

Këngëtarja Eda Zari ka reaguar nëpërmjet një shkrimi te ‘Peizazhe të Fjalës’ në lidhje me lajmin se ajo kishte dhunuar të ëmën dhe Gjykata e kishte dënuar Zarin me 6 muaj burg.

Bëhet fjalë për një artikull të “Gazetës Shqiptare” të datës 6 maj 2017, ku gazeta ka publikuar një dokument për një vendim dënimi për Eda Zarin.

Eda Zari thotë se lajmi jo vetëm që nuk përbën interes publik, por as nuk është i vertetë.

“Liria e të shprehurit është kthyer në liri përbaltjeje,” shkruan Zari.

Artistja thotë se ky dokument është i pavërtetë, pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të ketë lëshuar letrën në fjalë:

Gazeta e ilustronte artikullin me një dokument mbi të cilin vetë gazeta, për të ruajtur ekskluzivitetin e “zbulimit”, kishte vendosur logo­n e saj dhe, ndërkohë, pretendonte se dokumentin e kishte siguruar në rrugë ligjore. Ironike kjo, pasi faktet tregojnë të kundërtën: asnjë gjykatë e Tiranës nuk pranon të ketë lëshuar dokumentin në fjalë, çka do të thotë se dokumenti është pa zot,”thotë ajo në shkrimin e saj.

Më tej ajo pyet:

Sa ishte, i nderuar kryeredaktor, tirazhi i shitur i gazetës më dt. 6 maj 2017? Sa vlejti lëkura ime dhe e kujtdo fshihet pas jush?

Por artistja ka marrë në shqyrtim dhe disa nga aspektet më delikate të medias-online, sidomos komentet e publikut

Artistja thekson paradoksin në të cilin e gjeti veten, ku komentues që as nuk kanë asnjë ide mbi këngëtaren dhe familjen e saj, shprehnin një empati të shtirur për të ëmën e saj.

Shkruan Eda Zari:

“Për ndjeshmërinë kolektive dhe atë mediatike kam ca pyetje:

-Kush i doli për zot nënës sime dhe tim eti kur ua vranë djalin në kufi në shkurt 1990, dhe ata pësuan traumë psikologjike deri në rrënim? Pse shteti nuk u ktheu asnjë përgjigje 70 letrave nga

Amnesty International, dërguar nga 35 vende të botës, për të kërkuar transparencë mbi vrasjen e tim vëllai, Ilirian Zari, në kufi?

-Vallë, kush i doli për zot nënës sime kur kërkonte kufomën e të birit në kufirin shqiptaro­grek në rrethinat e Ersekës dhe shteti tallej duke e përcjellë me fjalët “Ik, mos e kërko kot, hajde pas 15 vitesh ta marrësh”?

-Ku ishte keqardhja ndaj nënës, familjes sime dhe ndaj meje kur në hetuesi për ditë të tëra kryefjala ishte shkopi i gomës?

-Sa e madhe ishte empatia dhe solidarizimi i shoqërisë sonë kur Dega e Punëve të Brendshme përjashtoi nga puna time më dhe tim atë, kurse mua m’u hoq e drejta të studioja kanto, sepse menjëherë u quajta e deklasuar?

-Vallë, a i doli kush për zot nënës sime, kur sëmundjet e saj kërkonin dhe kërkojnë ende mijëra euro për t’u kuruar jashtë vendit, sepse sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ofronte dhe ende nuk ofron asnjë mjekim bashkëkohor anti­tumoral, asnjë terapi për pre­Alzheimer apo Alzheimer të avancuar, por ofron higjienë zero, pamundësi të mbulojë kostot përmes sigurimit të shëndetit dhe metoda mjekimi kasapçe, ku literalisht çnjerëzorja dhe dhuna janë martuar prej kohësh?”

Sipas artistets, komentet vuanin dukshëm nga mungesa e qytetarisë:

Më dhanë përshtypjen e një tufe të mërziturish që nuk kishin pasur mundësi të bëheshin subjekt i dhunës hipotetike të ushtruar nga unë. Për ndjeshmërinë kolektive dhe atë mediatike kam ca pyetje: Kush i doli për zot nënës sime dhe tim eti kur ua vranë djalin në kufi në shkurt 1990, dhe ata pësuan traumë psikologjike deri në rrënim?”shkruan Zari.

Më tej Zari thotë se vendosi të reagonte pasi nuk ka më kuptim të kalohen në heshtje situatat absurde të kryqëzimit në media dhe të trajtimit të problemeve private si tabelë qitje për turmat e lexuesve:

“Jam e ndërgjegjshme se edhe pas këtij shkrimi do të vazhdoni të më sakatoni padrejtësisht me ç’të mundeni. Fjalën time do ta shisni sërish nëpër gazetat tuaja. Heshtjen time të deritanishme e keni përkthyer si përgjigje që konfirmon shpifjet tuaja. Nuk e kam profesion të merrem me replika, as kam kohë të ndërpres artin tim për t’u marrë me përgjigje ndaj mediave. Por sot ma ka ënda të jem luan për një ditë dhe të mos jem dele e dorëzuar përjetësisht ndaj fuqisë suaj poshtëruese. Ju them se gjetët personin e gabuar për ta kryqëzuar, duke e kthyer në shembull diskreditimi në dobi të shoqërisë dhe për ta sensibilizuar atë”.

Zari e mbyll shkrimin e saj duke thënë se do mbetet besnike e të drejtës dhe urtësisë, dhe do nuk do resht së qënuri njeri:

“Shëmtia juaj, o gazetarë dhe gazeta betonieresh, o ju gojë thashethemexhie të shoqërisë shqiptare, nuk ma prish bukurinë e paqes sime, as dashurinë për familjen, as dashurinë për artin, për të cilin sakrifikoj dhe këndoj me pasion, teksa i mbetem besnike së drejtës dhe urtësisë, të cilën im atë ma ka dhënë me vete: të jem Njeri!” shkruan Eda Zari.

9 komente në “Revolta e Eda Zarit ndaj medias: Jeni të shëmtuar, sa fituat nga shitja e lëkurës sime?”

  1. Martin Ph says:

    Po kjo zonja sa fitoj duke dhunuar nenen e saj per je prone?Kur u duhet reklama jane te lumtura me shkrimet e gazetave,por harrojne se te qenit person publik nuk ka vetem “reklama’,ka edhe nga keto gjera.Le qe po harxhoj fjalet kot per nje person qe rref nenen……..

    1. ShkoDrani says:

      Mire eshte te mendosh para se te fyesh te tjeret. Do isha kureshtar te dija si do kishe vepruar ti po te kishte perbaltur njeri ty me keto lloj shpifjesh.

  2. Tironci says:

    Mbesa e Myslym Leles. Vellai vertet ju vra ne kufi. Por prinderit e saj nuk i hoqi kush nga puna, rrena e pare kjo, e dyta, refuzimi per kanto, ka ndodhur shume perpara se ta vrisnin vellain e saj ne kufi, dhe ndodhi per shkak se asokohe ishte teper dobet ne muzike. Dhe e fundit e dashur ish fqinja ime dhe e Enkel Demit, ju e keni trajtuar historikisht me perbuzje nenen tuaj per faktin se ajo eshte me ngjyre dhe se i perket familjes Lela, per te cilen tironcit kane respekt. Kurse ju nuk e duronit kete fakt se e mbanit veten per rrace te bardhe meqe babai yt ndjese paste Ismail Zari ishte i bardhe.

  3. arni says:

    Nuk e kam lexuar lajmin e pare, por fakti qe zonja, apo zonjusha ne fjale nuk eshte nje e panjohur, por person publik, lajmi per te perben interes publik. Nese lajmi eshte i pavertete, e demutara (nese do te vleresohej e tille), mund t’i drejtohet gjyqsorit dhe te marre demshperblimin per imazhin e demtuar. Nder te tjera mund te kerkoje qe te detyrohet gazeta ne fjale te pergenjeshtroje lajmin se bashku me ndjesen publike. Pasi keshtu duke ju drejtuar ne ere njerezve, nuk besoj se ka zgjedhur rrugen e duhur per tu mbrojtur.

  4. Ben says:

    Pune jevgjish,ne fakt romet nuk çajne bythe per keshtu muhabetesh.O Eda,beshi na rovena kuku ru.

  5. Pallatet Agimi says:

    C’eshte kejo… ? Kengetare? Kejo!?

  6. moni says:

    Kjo e shkreta qenka bere kalungjerke.E paska lene fiqiri….

  7. ali vlora says:

    Eh moj Elda me vika shume keq per ato qe mesova dhe mbusha syte me lote . Vellain te rroni dhe ta kujtoni. Por duke qene persone njohur dhe dikush tinzar meJu ndodhi kjo poshtersi por Ti ji e forte .tung

  8. ali vlora says:

    Eh moj Elda me vika shume keq per ato qe mesova dhe mbusha syte me lote . Vellain te rroni dhe ta kujtoni. Por duke qene persone njohur dhe dikush tinzar meJu ndodhi kjo poshtersi por Ti ji e forte .tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje