Prof. dr. Selami Xhepa, presidenti i Instituti Europian “Pashko”, në një intervistë për gazetën “Panorama” prezanton bordin këshillimor dhe programet që përbëjnë bërthamën e këtij Instituti.
IEP synon nxitjen e debatit shkencor dhe akademik mbi sfidat e zhvillimit të shoqërisë, promovimin e lirisë ekonomike, nxitjen e debatit publik nëpërmjet botimeve dhe mediatizimit të shkencës, siç janë botimet “MAPO” dhe “UET Press”, dhe mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore.
Z.Xhepa, Instituti Europian “Pashko”, të hënën prezanton bordin këshillimor, cilat do të jenë funksionet e tij?
Instituti Europian “Pashko”, i cili sapo është themeluar si pjesë e ristrukturimit të korporatës së Iniciativës Europiane për Edukim, është krahu kërkimor i Universitetit Europian të Tiranës. Struktura drejtuese e institucioneve të kësaj natyre kërkon që në krye të saj të jetë një Bord Besimi, ku përfshihen personalitete të spikatura të vendit, të cilët duhet të sigurojnë objektivitetin dhe paanësinë e veprimtarisë së institucionit dhe vendosjen e interesit publik si ankorën orientuese të punës së tij. Bordi ynë ka një përbërje me emra personalitetesh të njohura të jetës së vendit. Zonja Belina Budini është një personalitet në shkencat e komunikimit, me aktivitet të pasur shkencor dhe në jetën e debatit publik, zotërinjtë Mustafa Nano dhe Armand Shkullaku janë gjithashtu emra të spikatur të debatit publik dhe opinionistë të një gjykimi të thellë dhe këndvështrimeve diverse, biznesmeni i mirënjohur dhe profesor i shkencave të ekonomisë, Behar Male, një histori suksesi biznesi në këto vite të tranzicionit të vështirë, politikanët e njohur në jetën e vendit dhe me kontribute të vlerësueshme nga shoqëria, si profesor Genc Ruli dhe Ervin Bushati – janë emrat që do të qëndrojnë në krye të institucionit tonë dhe që do të garantojnë që veprimtaria e Institutit do t‘i shërbejë përmbushjes së misionit të vet. Instituti do të ketë gjithashtu edhe një Bord këshillimor me personalitete të huaja, që do të na ndihmojnë të integrojmë punën tonë me institucionet homologe në vendet perëndimore. Në veçanti drejtuesi i Institutit “Adam Smith” në Londër, dr. Eamonn Butler, do të shërbejë si mentori i veprimtarisë sonë së bashku me shoqatën e”Austrian Economists”, të drejtuar nga dr. Barbara Kolm.
Si u krijua ky institut dhe cilat janë qëllimet dhe sfidat e Instituti Europian “Pashko”?
Instituti u krijua si një nevojë për të mbështetur më mirë kërkimin shkencor të UET-it me financime të përshtatshme, por dhe që të bëjë që kërkimi shkencor t‘i shërbejë më mirë vendit, qoftë politikëbërjes, si dhe nxitjes së inovacionit në sektorin privat. Debati publik në vend shpeshherë është ose i painformuar, ose i nxitur nga motive që nuk u shërbejnë interesave më të mira të publikut. Reformat në vend shpeshherë ndeshin në rezistencë nga grupe interesi, që janë kundërshtare të ndryshimit të status quo-së, në emër të mbrojtjes së interesave private dhe jopublike. Veprimtaria kërkimore e Institutit dhe trupës kërkimore të UET-it do të synojë që të pasurojë debatin publik nëpërmjet studimeve dhe projekteve kërkimore që ne do të ndërtojmë edhe me organizata kërkimore prestigjioze në rajon e në kontinent dhe në SHBA. Programet që përbëjnë bërthamën e Institutit fokusohen edhe në çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore të vendit, një fushë në të cilën ne do të punojmë ngushtë me institucionet e vendit dhe donatorë të huaj që të mundësojmë që ajo të shndërrohet në një burim të rëndësishëm atraksioni, por dhe një oportunitet ekonomik. Programet e tjera të Institutit janë promovimi i lirisë ekonomike, që do të jete Programi për Lirinë Ekonomike, në traditën e Fondacionit për Lirinë Ekonomike, si dhe debatit publik nëpërmjet botimeve dhe mediatizimit të shkencës, siç janë botimet “Mapo” dhe “UET Press”.
Pse është me rëndësi sot zhvillimi i mendimit liberal dhe cili është kontributi i këtij debati?
Historia e shoqërisë dhe e ekonomisë nuk është gjë tjetër, veçse një histori e ideve, dhe duke perifrazuar ekonomistin shumë influencues Keynes, vështirë se shoqëria njerëzore është udhëhequr nga diçka tjetër veçse ideve dhe idetë kanë qenë tepër influencuese, qoftë për mirë apo dhe për keq. Eksperimenti i madh njerëzor i teorisë marksiste, të paktën siç u implementua, ishte dështimi më i madh që njihet deri më sot, një dështim që erdhi me një çmim të madh për gjysmën e njerë- zimit. Nga ana tjetër, sot idetë liberale të tregut të lirë dhe fuqisë së pakufizuar të forcave të tregut janë po ashtu nën një sulm të fortë intelektual dhe akademik. Krizat e forta financiare, të cilat kanë ndikuar në përkeqësimin e statusit ekonomik dhe social për një pjesë të madhe të shoqërisë, së bashku me mënyrën se si janë menaxhuar këto kriza, duke mos ndëshkuar shkaktarët e tyre por, përkundrazi, duke lënë të patrazuar fitimet dhe privilegjet e tyre, ndërkohë që kursimet dhe investimet e investitorëve të vegjël kanë avulluar, sigurisht që kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën e funksionimit të sistemit të sotëm të tregut. Në tërësi, forcat e tregut kanë provuar përgjatë historisë se janë shumë më eficiente se planifikimi qendror dhe koordinimi qeveritar burokratik por, nga ana tjetër, moskontrollimi i tyre mund të shkaktojë deformime të mëdha që mund të vënë në rrezik arritjet pozitive të sistemit. Në këtë kontekst vjen edhe debati i sotëm global midis mbështetësve të tregut dhe të shtetit, një debat që duket i vjetër, por që në natyrën e problematikës dhe në trajtat që shfaqet është i njëjtë. Instituti ynë do të jetë pjesë e këtij debati global, duke sjellë çështjet tona lokale në kontekstin e teorisë dhe debateve ideologjike të më- sipërme. Nuk ka dyshim se fryma partizane e debatit, qoftë kur anon në mënyrë të tepruar nga e majta apo nga e djathta, nuk është produktive dhe ka provuar se i dëmton interesat afatgjata të shoqërisë. Duke mos e mohuar se qëllimi ynë është mbrojtja e ideve liberale dhe zgjerimi i forcave të tregut në ekonomi, ne synojmë që ky objektiv të shërbehet në një mënyrë sa më objektive dhe të balancuar të jetë e mundur. Besoj se përbërja e Bordit tonë është dhe një garanci për arritjen e këtij synimi në mënyrën më të mirë.
Shqipëria ndodhet përpara një udhëkryqi politik, ekonomik dhe shoqëror, a ka nevojë për një riinxhinierim të liberalizmit në këtë kontekst?
Në thelb është gjendja në të cilën ndodhet shoqëria jonë ajo që na ka shqetësuar më shumë dhe e bën edhe më imperative nxitjen e një debati më shkencor dhe akademik mbi sfidat e zhvillimit të shoqërisë. Në këto gati tri dekada të tranzicionit drejt një shoqërie pluraliste dhe të ekonomisë së tregut, edhe pse mund të shënohen zhvillime shumë pozitive të padiskutueshme, shumë fenomene ekonomike, politike dhe sociale dëshmojnë se progresi është shumë i pamjaftueshëm; se tregu nuk funksionon në mënyrë efikase dhe, ashtu siç thonë ligjësitë e ekonomisë, por se akoma pozita privilegjuese në treg të kompanive në industri të caktuara janë një gjendje e një normaliteti jo konform teorisë së tregjeve; se institucionet e shtetit demokratik vazhdojnë të jenë shumë të dobëta dhe po ndikojnë negativisht në ekonomi dhe se ajo që shpesh në opinionin publik quhet dështim i tregut të lirë, është në fakt një treg kaotik, i parregulluar dhe një fushë loje jo me rregulla të barabarta. Prandaj dhe përpjekja jonë do të synojë që të kontribuojë në krijimin e rregullave të barabarta të lojës për të gjithë aktorët ekonomikë, si dhe të zgjerojë hapësirat e tregut kudo ku ato janë shkelur nga rregulla apo praktika qeveritare të pandershme dhe që pengojnë që tregjet të funksionojnë në mënyrë eficiente dhe që qytetarët të nxjerrin përfitimet që garanton funksionimi i mirë i një sistemi të tregut të lirë.
Insituti i krijuar mua personalisht me kenaq pasi ve ne rruge te drejte politikat ekonomike qe do te ndiqen nga qeverite e grupet e interesit ekonomik por e theksoj por ,ti veshe emrin ” Pashko” eshte njolloj ta shkaterrosh kete insitut pa u krijuar ende .Perse!!!!!! Sepse njeriu qe shkaterroje mireqenjen ekonomike(nqs mund te quhej e tille) 50 vjecare te popullit shqipetar dhe e barazoi me zerro ku dhe tani pas 26 vjetesh nuk eshte ne gjendje te prodhoje as dhe nje kg domate, nderohet me nje isitut dinjitoz per ekonomine ….. TURP,TURP,,TURP
Degjojme shpesh te flitet per Neoliberizmin , por ne nje menyre
Konfuze dhe te per afert , dhe eshte e sigmatizuar si e Kauza e te keqiave .
Ketu nuk behet fjale per nje teori te thjeshte ekonomike ,
por eshte nje e vertet , Teoria e gjithçkaje qe i ka rrenjet tek Historia
dhe tek Psikologjia e çmendurise ,ashtu si thote
Gustav le Bon , Edward Bernayes deri tek Fridman Milton.
E kush me mire se PASHKO do te na tregonte terapine zero Liberale ?
Qe ja dolen keto 27 vite te realizojne Projektin e çekut te bardhe
Dominimin e popullit dhe te masave ?
Neoliberizmi dhe manipulimi i masave
na shpjegon pilastrat e inxhinierise se consensit .
kur Thote :
Edhe nje tirani mund te rezohet nga nje conspiracion , por jo nje Besim i Renjosur , besimi i renjosur
perfaqson Tiranine e vertet ,ajo qe ushtrohet ne shpirt , dhe jo ajo qe nuk mund estirpata.
Iniciativa Pashko Nuk duhet harruar kurre. shkaterrimi pa lufte i shume dekadave pune ne ferma, punishte e industri te lehte e te rende brenda nje viti te vetem eshte rast unik ne historine boterore. Serbise Nuk ju shkatrrua as 1/20 e shqipris me 99 dhe ne lufte me shba.
Studjoeni Pashkon çuna e goca studjoeni.. sa vite mbapa do tju dalin llogarite s´prish pune! ato ia kemi falur Grekut.
Institut liberal me Shkullakun antar bordi sikur nuk shkon,ky Shku-llaku vetem me fjalen liberal nuk ka lidhje.
Gjuha e re Kapitaliste
e Quan KONKURENCE ,
Liçencen qe i jepet me te Fortit per te masakruar me te doptin .
Nuk eshte Globalizim por eshte Imperializem ,
eshte Amerikanizim dhe Mallerizim i te gjithe Planetit .
Fjalet shfrytezues dhe te shfrytezuar , Selamiu ka kohe qe
i ka hequr nga fjalori i tij ,
Por i ka shpallur edhe si Fjale Heretike ne statusin e Institutit Liberal Pashko .
Dashi,
duket qe te ka mbet sahati ne komunizem me shfrytesuesin dhe te shfrytezuarin. vetem ne shqiperi nuk ekziston me te vertete keto dy fjale se te gjithe jane shfrytezues te karriges te kafja dhe nuk ka njeri te hfrytezohet duke prodhuar dicka per veten , familjen dhe vendin. me kafe dhe qebaptore nuk shfrytezohet njeri. dil ca dite nga shpella shko deri ne ndonji vend fqinje tani qe te kane dhene pasaporte dhe te lene te dalesh pavize e te shikosh si punon bota dhe se cfare quan ti shfrytezim njerezit puntore e quajne ekonomi dhe mundesi. nese je I zoti shko meso dy gjera me shume very ne zbatim dhe behu I dobishem qe te te vleresojne me shume e te japin ate qe meriton. te kafja nuk te vlereson po as te shfrytezon njeri.
Miremengjes z. Xhepa. Sapo lexova shkrimin tuaj per krijimin e ketij instituti. Para se tju uroj doja tju keshilloja per dy gjera:
a) Zgjedhja e emrit per kete institut, mendoj se eshte e gabuar dhe çdo gje kur nis e gabuar perfundon e gabuar. Aresyeja, ju dhe shume si ju e keni ngritur lart figuren e “Pashkos” si njeri me dije te medha, sidomos ne fushen e ekonomise: Gramozi ( ndjese paste dhe u prehte i qete, sepse nuk flasim per ate si njeri, por per idete e tij) ne te vertete çfar sugjeroi ai ne fillimin e ktheses?:j Mjafton te permendim teorite e “zeros”, genjeshtrat e “çekut te bardhe”, “do e nisim nga e para”,etj. etj. ( nese ju kujtohen pardesyte e bardha, fugonat qe u dhuruan dhe u shperndane miqve- pikenisja e korrupsionmit…!) ne kohen e tij si zv.kryeminister….. u dha urdheri : te shkaterrohej gjithçka qe ishte e ndertuar deri atehere, sepse, siç u veprua, gjithçka qe ishte ndertuar ishte komuniste dhe si “gogol komunist” qe ishin te gjitha pasutite e e ketij vendi u bene lesh e li, pavaresish se ishte djersa dhe mundi i gjithe shqiptareve perfshire edhe punen e te deklasuarve, edhe te te burgosurve, punet vullnetare te rinise etj. Gramozi me Salen e Azemrat i dogjen, i shkateruan, i vodhen, dhe i shiten jashte vendit duke bere trafiqe, armesh, karburanti, dhe shume te tjera qe ju personalisht i dini shume mire, por jo me mire se populli- se ai i ka vuajtur ne kurriz, Kjo ishte dituria e ekonomisteve te epokes se Gramozit , Sales, Rulit etj. Prandaj ajo “dituri” deshtoi dhe nuk duhet ringjallur.
b) Vendosja ne bord e disa te ashtuquajturve analiste apo gazetare si Shkullaku, Bushatra e Co (me perjashtim te Muç Nanos) pa nje e pa dy, tregon nivelin e ulet qe do te kene studimet e atij instituti. Aresyeja: Studimet e çdo fushe, kerkojne njerez te fushave perkatese qe te jene plotesisht te pavarur, te hulumtojne dhe te studjojne per problemet dhe mbi bazen e studimeve dhe ecurive hap pas hapi te shoqerise te japin krijime te pavarura as nga e majta dhe as nga e djathta. Ndryshe, me bordin tuaj dhe vete ju qe jeni i varur djathtas, nuk keni per te dhene krijime serioze dhe te dobishme, sepse jeni te varur zoteri. Zbulimet, krijimet, idete dhe perspektivat nuk behen me persona te varur por me te pavarurit, siç eshte ne rastin tuaj z. Mustafa Nano dhe ndonje tjeter qe po te kerkoni do ti gjeni. Ka dhe njerez qe nuk jane aktive ne politike, sepse politika jone eshte kjo qe eshte. dmth qe eshte nje paçaure, por qe jane shkencetare, studiues, vertet te pavarur, ka dhe nga ata qe kane idera te majta apo te djathta, por kur shkruajne dhe hedhin mendime i bejne me seriozitet ne favor te ecurise normale te zhvillimit ekonomiko-shoqeror te vendit. Kaq sepse jam i bindur qe ju do te me kuptoni edhe si ekonomist qe jeni, pavaresisht se ju a do puna qe ta dridhni nga pak. Mos u beni “furçe” personave politike qe nuk e meritojne.Shkurt me mire i lini ata te qete atje ku jane dhe nese jane aktive ne politiken e dites mos u varni. Tung Udhetari i drejte 15.maj 2017