FOTOT/ Protestuesit ndotin, punonjësit e Bashkisë në terren për të pastruar

13 Maj 2017, 15:50Sociale TEMA
FOTOT/ Protestuesit ndotin, punonjësit e Bashkisë në terren

Letra, qese, bidona uji dhe fara në tokë ishte panorama që lanë pas protestuesit e opozitës të cilët dolën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të ardhur me autobusë nga qytete të ndryshme të vendit duke proklamuar Republikën e re,  protesta e opozitës ngjau më shumë me një piknik ku pjesëmarrësit konsumonin produktet që kishin blerë për të kaluar një ditë pushimi.

Menjëherë pas përfundimit të saj, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhynë për të rikthyer normalitetin në rrugët dhe në lulishtet ku kaluan protestuesit.

Brenda disa minutash, me dhjetëra punonjës të Bashkisë së Tiranës si dhe automjete pastruese mblodhën mbeturinat që u lanë pas në trotuaret dhe në lulishtet përgjatë gjithë bulevardit.

2 komente në “FOTOT/ Protestuesit ndotin, punonjësit e Bashkisë në terren për të pastruar”

  1. fllad says:

    Qenkan gati per ricikluesit. Apo me mire ne incinerator se kane me shume fuqi kalorifike!

  2. fllad says:

    Lulushet sjellin civilizimin shpellar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje