“Ja kush është Republika ime”/ Gazetarja raporton pusetën e hapur, pas 6 orësh Bashkia zgjidh problemin

13 Maj 2017, 20:00Sociale TEMA
“Ja kush është Republika ime”/ Gazetarja raporton

Për qytetarët ” Republikë e Re” është ajo në shërbim të tyre që u zgjidh problemet e përditshme dhe u përgjigjet thirrjeve të tyre. Kjo u pa edhe sot me sheshin gjysmë të zbrazët në protestën e PD.

Është gazetarja e Shqiptarja.com, që përmes një postimi në Facebook tregon se si problemi që e shqetësonte atë, u zgjidh brenda 6 orëve pasi ia raportoi Drejtorit të Planifikimit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Erind Bejkos.

Dhe me të drejtë ajo thotë: Ja kush është Republika ime.

4 komente në ““Ja kush është Republika ime”/ Gazetarja raporton pusetën e hapur, pas 6 orësh Bashkia zgjidh problemin”

  1. Tajari says:

    Respekte
    Keto gjera duhet te vleresohen nga populli pyke shqipetar.

  2. Liri says:

    Thuaj cfare te duash por Edi dhe Erioni dine e duan te punojne o miq.

  3. V. N says:

    Nuk esht rastesi kjo qe lexojm e shohim e meqe me erdhi rasti dua te perforcoj me dicka qe me ndodhi personalisht !
    Dola nje nat nga shtepia ku banoj, kur vi te nga jasht shtetit te kaloj ca dit e shmallem me Tiranen time ,nostalgji qe nuk me largohet kurr !
    Mora rugen pra nga Ali Demi per gjat bulevardit B.Curi ne drejtim te r.Elbasanit per te 7 xhuxhet apoish lodrat e femijve ! Po hecja ne trotuarin e ngusht ku ne krah te majt ka mjaft dyqane ne bodruet e pallateve te asaj kohe ! Qe te mos zgjatem me pershkrim ,ne nje moment ndjeva se po fluturoj ne humner nga nje puset ku mungonte gjysma e kapakut e shpetova per mrekulli, pa u gjendur ne spital me ndonje fraktur nofulle apo ku ta di un ku ! U shemba ne gjoks ,desh me ra te fiket por me ndihmen e nje djaloshi mjaft te edukuar u detyrova te kthehem e me shoqeroi deri afer shtepis ! Pas nje nate me dhimbje, ne mengjes shkova te vendi aksidentit e fotografova puseten dhe qe te mos e pesoj dikush tjeter qe sic me tha nje grua aty,nuk isha i vetem ne kte fatkeqsi ,i dergova mesazh mes celularit direkt Kryetarit bashkis Erion Veliaj ! Nuk mohoj se pak besim kisha per zgjidhje por zemerimi me coi ti shkruaj ! U habita kur mora mesazh qe me kerkonte egzaktesisht vendndodhjen e u gezova kur u riparua ay difekt qe prej kohesh shkaktonte viktima te indiferentizmit t trasheguar qytetaresh !
    Ka kaluar pothuaj nje vit nga ngjarja dhe ky djal i ri kryetar i Bashkis Tranes, te cilin nuk e kam njohur, me ka befasuar me punen gjigante qe po ben ne qytetin aq te dashur ku u rita ! Hallal vota e mirnjohja per njerez qe aq shum i ka nevoj ky Atdhe i lodhur nga korupsioni ……

  4. Peza says:

    Jo,kjo eshte Republika jote dhe e reklames e jo e 50 mije banoreve te Yzberishit perballe KMY-se qe shteti per 27 vjet nuk ka investuar asnje qindarke!
    Jemi nje GETO mizerje si gazermat e ushtrise,sepse per 50 mije banoret nuk ka asnje kopesht e cerdhe shteterore,asnje lulishte,asnje ambient per femijet e pensionistet,trotuaret jane te zena 100 % nga tavolinat e lokaleve me justifikimin e ata paguajne qerane,ndersa kur u kerkova edhe une te paguaja qerane qe te me jepnin trotuarin para bashkise,heshten keta horra!
    E gjithe lagja 50 mije banoreshe ka vetem nje rruge,sepse nuk eshte shtruar asnje meter ketu qe nga zgjedhjet e fundit lokale!
    Per nje gje dallohemi ne Yzberish:
    -Kemi qen rrugesh aq shume sa mund tre furnizohet e gjithe Shqiperia!

    Gratre dhe femijet kane frike tre ecin rruges se u sulen qente!
    Qe nga Yzberishi,2 km,rruge deri sa del ne rrugen e kombinatit nuk ka asnje meter trotuar dhe njerezit ecin bashke me makinat!
    A E KE NE LISTE YZBERISHIN,O LAL ERI,apo nuk te duket reklama po te shpenzosh ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje