FOTOT/ NATO tregon forcën, ndërsa Rusia i "përgjigjet": Lëshon tanket nga ajri

16 Maj 2017, 13:15Bota TEMA
FOTOT/ NATO tregon forcën, ndërsa Rusia i "përgjigjet":

NATO ka treguar forcën e saj me anë të tankeve, gjatë stërvitjes së organizuar pak ditë më parë në Gjermani, ndërsa në anën tjetër edhe Rusia ka bërë thuajse të njëjtën gjë.

Stërvitja e quatur “Strong Europe Tank Challenge 2017”, merrnin pjesë SHBA, Ukraina, Austria, Gjermania, Polonia dhe Franca.

Austria mori vendin e parë në këtë stërvitje ndërsa një vit më parë, ishte Gjermania që u rendit e para.

 Organizuesit e “Strong Europe Tank Challenge 2017” thanë se, sfida ka si synim edhe nxitjen e shpirtin konkurrues dhe bashkëpunues mes palëve, për të shkëmbyer përvojën.

Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë pesë ditëve në terrenin ushtarak të Grafenwoehr në Gjermani. Në anën tjetër, trupat e Vladimir Putin zhvilluan një stërvitje duke praktikuar lëshimin e tankeve me anë të parashutave në fushë beteja, të cilën e zhvilloi  në bazën ajrore të Dyagilevo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje