“Besoj se sot do harrohet një marrëveshje dhe kjo më bënë optimist. Unë besoj se të gjitha shenjat janë se po. Unë besoj se opozita merr garanci me paketën McAllister. Por ne nuk njohim detajet,” Kështu është shprehur një nga zërat e rëndësishëm të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj.
Shkrimtari dhe diplomati, teksa komentoi situatën politike në vend, pohoi se ditën e sotme ka shpresa për arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, që do të sjellë dhe futjen e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare.
“Ajo është platformë. Po punohet, po negociohet dhe do arrihet në një kuadër të plotë. Opozita do marr garanci kur të shoh ca është pranuar dhe ca jo. Shenjat e optimizmit qoftë të Bashës, qoftë të aleatëve, janë për mirë”, tha ish deputeti Mustafaj.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Mustafaj ai u pyet dhe në lidhje me faktin se sa efektive ishte protesta e opozitës në këto kohë, ndërsa shtoi se ajo ishte pozitive.
“Unë besoj se bilanci i kësaj protestë është pozitiv në thelbin e vet. Është arritur ndërkombëtarizimi i krizës, si asnjëherë tjetër, i mosbesimit të opozitës tek maxhoranca. Çka është një goditje për imazhin e maxhorancës. Presioni ndërkombëtar ka qenë i përqendruar tek opozita që kjo e fundit të hynte në zgjedhje. Lëvizja e 4 ministrave ka qenë fitore e PD. Rama ka treguar dritëshkurtësi politike. Po ashtu lëvizja e krerëve të policisë ishte meritë e PD-së.”, pohoi ai.
Me drite shkurter se ty nuk paska . Te tere budallalleqet tuaja i quani fitore , mjere kush ju ndjek pas .
Po pse mor Basha, pse mor bir.Per kete qendruam ne çader kaq kohe qe tu kthehemi qershive te shu…osura?
Ore, ndonje fjale per vetingun nuk kishe ti? kujt i rruhet per ministrat e Bashes….e c’do fitoje
Më vjen shumë keq që edhe zoti Mustafaj si dhe shumë analistë flasin me tifozllëk se çka fituar njëra parti apo se çka humbur tjetra dhe nuk çajnë kokën ( për të mos thënë shprehjen tjetër ekuivalente) se çka humbur apo fituar Shqipëria dhe shqipëtarët. Zoti Mustafaj dhe ju të tjerët: Shqipëria dhe shqipëtarët por dhe PD vetë kanë humbur shumë për shkak të 2B-ve të cilët për të shpëtuar nga vetingu kokat e tyre po marin në qafë një popull të tërë.
Po pse mor Besnik kërkoni me çdo kusht të jepni notapozitive .kaluese edhe kur është e pa nevojshme? Ajo që ndërmori Sala.me Lulin duhet të thuhet troç se ishte nkë marrëzi totale. Kish nuk i don zgjedhjet të lira e të nderdhme të gjiyhë ne me përjashtim të Ssliut Lulit dhe atyre që e dinë të sugurtr humbjen . Çfarë do thonin të juajt që të.mos kërkohet që zgjedhjet të jenë të lira? Problemi është që ju doni të mbani me gajret, ose me kurajo atë që nesër tju listojë për deputet
Oh e mjera PD me çfarë kërkin të kullandriset. Po flisni siç është për të folur sepse kështu po merrni më qafë.këtë. popull. Zheleznov kapistra
Lexojeni,qe ne titullin e artikullit, ish ministri i famekeqit Berisha,e skeni perse ta lexoni artikullin.Ky foshnjarak politik e dredh si ja do interesi ,pasi e shtrydhi si limon S:Berisha ,e la pa pushtet ,gjeti rrugen e mundesine per tu ngritur ,nepermjet bythelepirjes ,pasi seshte i zoti per asgje ne jeten e tij.