Izraeli: Ka ardhur koha që Assad të vritet. Më pas do merremi edhe me ustallarët në Teheran

16 Maj 2017, 16:32Bota TEMA

Bashar al Assad duket se ka fituar edhe në luftën e nervave.

I qetë në kontrollin e vendit pavarësisht asaj që po ndodh, i qetë dhe i ftohtë në lëvizjet ushtarake, në likujdime, në asgjësime, Assad ngjan se është aty për të mos ikur.

Armiku më i madh i tij sot, Izraeli, thuhet se ka investuar shumë për nxjerrjen e tij dhe dinastisë që përfaqëson nga skena politike, por nuk ja ka dalë.

Sot ministri i Ndërtimit të Izraelit, Yoav Galant(Kulanu) ka deklaruar se “ka ardhur koha që Assad të vritet”.

Vrasës kriminelë dhe liderë që bëjnë thirrje për shkatërrimin e Izraelit si Assad dhe ustallarët e tij në Teheran nuk kanë të drejtë të ekzistojnë.

Kur të mbarojmë me bishtin e gjarprit ne duhet të merremi edhe me kokën në Teheran”, tha Galant.

Sipas tij, lajmi se Assad po djeg në krematorium të burgosurit, është një vijë e kuqe që bota nuk mund ta tolerojë dhe siç tha ai “në optikën time ka ardhur koha që Assad të vritet”.

http://www.haaretz.com/israel-news/1.789560

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje