Komentuesit i përvishen Berishës: Edhe në festën e grave shkoje me antiplumb. Pse nuk shkele në Tropojë?

16 Maj 2017, 12:49Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka harruar zakonin e vjetër të referimit në postimet e tij publike të qytetarit dixhital, i cili kësaj here sipas Berishës, i raportonte se kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Shkodër ishte veshur me jelek antiplumb.

Berisha shkruante se Rama ishte veshur me antiplumb teksa publikonte edhe një foto ilustruese nga ky takim, ku Kryeministri në fakt, shfaqej me një veshje krejt normale, e stilit sportiv, pa ndonjë detaj që tregon se ka veshur antiplumb.

Por  janë komentuesit online ata që i sjellin në vëmendje Berishës së është pikërisht ai, ish kryeministri që mbahet mend për “sigurinë” e lartë në takime, teksa blindohej nga masa sigurie e vishej me jelek antiplumb edhe gjatë vizitave nëpër institucione. Komentuesit i kujtojnë Berishës se kishte frikë të shkelte në vendlindjen e tij, Tropojë.

Njëri prej tyre e ironizon duke i kujtuar se “edhe te festa e grave shkonte me antiplumb”.

KOMENTET:

“Harrove kur ishe ti kryeminister, the same, edhe me jelek antiplum shetisje gjith Shqipërin, madje edhe në institucionet e shteteti shetisje me jelek antiplum”.

Po ti pse nuk shkove ne tropoje ne vendlinje se tepakten ky nuk asht shkodran”.

“O Sal, po ti shkoje edhe te festa e grave me antiplumb”

2 komente në “Komentuesit i përvishen Berishës: Edhe në festën e grave shkoje me antiplumb. Pse nuk shkele në Tropojë?”

  1. Edscobar BUNKER says:

    Po po merruni me Salen ju, i rrjedhur ai, militante te perbetuar te komunizmit ju kamunistat e djallit.

    Ju socialistet e reformuar Kamuniste, cfare ndryshimi i sollet Shqiperise ne keto 4 vjet pervec mbjelljes se droges ne gjithe territorin shqiptar.Tregeti droge per xhepat e Tahirit, Rames e fushhates se PS.

    Plus, zgjodhet Novruzin President
    Gjithashtu votuat per amnistine e Gerdecit e Rruges se Kombit dhe plehrat toksike ne territorin Shqiptar.
    Dekoruat Visho Ajazin dhe falenderuat Adriatik Lllalen.
    Futet ne burg socialistet e varfer por jo demokratet e pasur Fullani,Imami etj

    Doni ma per Belulin?

  2. tradit says:

    vetem per frikacakmnuk mund te quhet Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje